Presidenti i Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve, iniciativa e vendosur nëe 2017 nga dhomat e tregtisë në rajon, z. Marko Cadez u bëri thirrje kompanive nga rajoni të ndihmojnë popullsinë shqiptare dhe bizneset e prekura nga tërmetet shkatërruese të javës së kaluar.
“Pas mbështetjes së parë, urgjente, hapi tjetër do të jetë të ndihmojmë në rindërtimin e objekteve të shkatërruara dhe të dëmtuara, dhe do të nisemi në Shqipëri për të diskutuar aktivitete konkrete me kolegët e mi nga Unioni i Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe përfaqësuesit kompetent të qeverisë shqiptare. “,-njoftoi Cadez.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë ka ndarë tashmë fonde për të mbështetur Shqipërinë, ndaj kreu i Forumit të Investimeve i bën thirrje sakaq kompanive nga rajoni që të dhurojnë ndihmë, sipas aftësive të tyre, bazuar në nevojën e publikuar nga qeveria shqiptare në https://e-albania.al / dhuroni.
“Ne jemi në kontakt të përditshëm me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, i cili është koordinatori i mbledhjes së ndihmave në Shqipëri dhe institucioneve të tjera kompetente shqiptare, dhomat e anëtarëve të CCIS dhe WB6 CIF janë në dispozicion të biznesmenëve tanë për çdo informacion shtesë për të ndihmuar në dërgimin e ndihmës më të nevojshme për ata që kanë nevojë më së shumti në Shqipëri ”-tha Cadez.
Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6 CIF) është një iniciativë e përbashkët e dhomave të tregtisë dhe industrisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, që vendosi një platformë bashkëpunimi në vitin 2017 me qëllimin për të siguruar një zë të përbashkët për komunitetin e biznesit në rajon dhe për të lehtësuar kontaktet ndër-biznes dhe për të promovuar rajonin si një destinacion investimi.
WB6 CIF përfaqëson rreth 350,000 ndërmarrje, kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme në misionin e saj për të hapur mundësi të reja për rrjetëzim më të fortë të komuniteteve të biznesit brenda rajonit duke hequr pengesat e mbetura për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në tregjet e rajonit të BB. WB6 CIF është përgjigjja e komunitetit të biznesit ndaj proceseve politike në rajon, të cilat zhvillohen brenda procesit të Berlinit si një nxitje shtesë e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.