Data 20 është dita e fundit e pagimit të sigurimeve shoqërore dhe të gjithë bizneset nxitojnë që të shkojnë në bankë për të kapur këtë afat dhe për t’i shpëtuar gjobave e kamatvonesave, që fillojnë në orën 12 të mbrëmjes.
Por, duket se të gjithë kujtohen në momentin e fundit për të paguar detyrimet. Foto është bërë në datën 20 të mbrëmjes dhe shihet që radha është ende e gjatë.
Po gjatë ditës së sotme është shënuar dhe rënie e euros, teksa bizneset nxitojnë të këmbejnë valutën për të siguruar likuiditetin e nevojshëm për pagesën e detyrimeve ndaj shtetit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.