Franca dhe Gjermania mbështetën dje reformat e propozuara ndaj mënyrës së zgjidhjes së konlfikteve në marrëveshjet tregtare ndërkombëtare, duke intensifikuar shpresat se Bashkimi Evropian ka të ngjarë të nxjerrë nga ngërci çështjen që mban pezull negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Opozita ndaj arbitrazhit të investimeve kërcënon të prishë bisedimet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për formimin e zonës më të madhe në botë të tregtisë së lirë, teksa disa qeveri të BE-së thonë se sistemi aktual lejon kompanitë të sulmojnë qeveritë dhe të ‘minojnë’ sundimin e ligjit.
Duke reaguar ndaj propozimit të Komisionit Evropian për ndryshim në rregullat që përfshin krijimin e një gjykate të përhershme arbitrazhi, Parisi dhe Berlini thanë se ‘revolucioni’ ishte në proces.
Qeveritë e tjera të BE-së, përfshirë Italinë, përshëndetën reformat.
Komisioni, i cili trajton politikën e tregtisë për 28 vende të BE-së, ngriu negociatat me Uashingtonin mbi ISDS dhe shpreson të rifillojë bisedimet pasi të ketë fashitur shqetësimet evropiane.
Në një kohë të rritjes apatike ekonomike në të dy anët e Atlantikut, TregtisTransatlantike dhe Partneriteti për Investime (TTIP) gjason fort të gjenerojë vende të reja pune dhe 100 miliardë dollarë në vit prodhim shtesë, sipas Komisionit.
Shumë evropianë, veçanërisht në Gjermani, shqetësohen se marrëveshja do të ulë standardet e ushqimit dhe mjedisit dhe do i japë kompanive shumëkombëshe amerikane shumë pushtet në Evropë.
Një sondazh nga Qendra Kërkimore Peë tregoi se vetëm 41 për qind e gjermanëve mendojnë se TTIP është një gjë e mire krahasuar me 50 për qind të amerikanëve.