Franca kërkon test negativ për udhëtarët e BE-së, duke filluar nga e diela

22/01/2021 12:39 PM 0 komente

Duke filluar nga e diela, çdokush që hyn në Francë nga vendet e tjera të Bashkimit Europian duhet të paraqesin një test negativ PCR të kryer brenda 72 orësh.

Këto rregulla të reja nuk zbatohen për “udhëtimet thelbësore”, as për njerëzit që kalojnë kufirin çdo ditë për të punuar në Francë, ose ata që punojnë në transport.

Masa u njoftua nga zyra e Pallatit Elysée ditën e sotme.

Sipas njoftimit për shtyp, Franca ka shtrënguar masat edhe për udhëtarët e vendeve jashtë kufijve të BE-së, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilët duhet të paraqesin jo vetëm testin negativ PCR, por duhet të qëndrojnë edhe në karantinë për shtatë ditë.

Ata gjithashtu duhet të bëjnë një test të dytë në fund të periudhës së karantinës. Që nga fillimi pandemisë 71,998 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar pozitivë rreth 3 milion./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of