Franca nuk do të imponojë një karantinë 14-ditore për udhëtarët nga zona Shengen e Bashkimit Europian dhe Mbretëria e Bashkuar, konfirmoi Pallati Elise (Elysée Palace).
Kjo është për të gjithë, pavarësisht nga kombësia e atyre që udhëtojnë në Francë.
Deklarata duket se është një kontradiktë e drejtpërdrejtë e deklaratës së Ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran të shtunën për një masë të propozuar për të karantinuar të gjithë njerëzit që hyjnë në Francë nga “jashtë vendit, Korsikës dhe territoreve të tjerë jashtë shtetit”.
Qeveria franceze do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme mbi koronavirusin me rreth dy muaj në një sërë masash që do t’i propozohen Parlamentit të martën.
Zona e Shengenit është një zonë e përbërë nga 26 vende europiane që nuk kanë kufij të brendshëm dhe lejojnë që njerëzit të lëvizin lirisht ndërmjet tyre, përfshirë vendet si Spanja, Franca, Greqia, Gjermania, Italia dhe Polonia.
Pallati Elise nuk komentojë nëse udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara do të ti nënshtrohen karantinës 14 ditore apo jo nëse hyjnë në Francë, shkruan CNN.