Franca u ka kërkuar kompanive të grumbullojnë maska rezervë të llogaritura për 10 javë, në rast se do të ketë një valë të dytë.
“Ne po përgatitemi për fillimin e vitit shkollor dhe ekziston rreziku i rigjenerimit të virusit,” tha ministri i ekonomisë në Francë Agnès Pannier-Runacher.
Serbia ka vendosur përsëri të shtrëngojë masat kufizuese në disa pjesë të vendit pasi numri i infeksioneve është rritur përsëri. Vendi aktualisht është në listën e vendeve “të udhëtimit të sigurt” të BE-së, megjithëse Austria ka lëshuar një ndalesë udhëtimi për vendet e Ballkanit. Po ashtu Serbisë i është ndaluar udhëtimi edhe drejt Gjermanisë.
‘Dhjetra vende’ mund të përjashtohen nga karantina në Mbretërinë e Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar mund të publikojë një listë prej rreth 75 vendeve që do të përjashtohen nga rregullat e karantinës së udhëtimit nga e hëna, sipas burimeve qeveritare.
Aktualisht shumica e njerëzve që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar nga kudo tjetër, përveç Republikës së Irlandës, duhet të izolohen për dy javë.
Lista me vendet me rrezik të ulët ose shumë të ulët ka mundësi të publikohet deri në fund të kësaj jave. Disa nga vendet në këtë listë të re kanë ende kufizime për njerëzit që udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar./BBC