Franca ka publikuar sot një plan shpëtimi prej 15 miliardë eurosh për industrinë e saj ajrore, duke paralajmëruar se 100 mijë vende pune janë drejtpërdrejt në rrezik, për shkak të rënies së udhëtimeve nga masat kufizuese të koronavirusit.
“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë menjëherë, një e treta e vendeve të punës në këtë sektor do të ishte zhdukur … kjo është rreth 100 deri në 300 mijë vende direkte dhe indirekte në sektor,” tha ministri i Financave Bruno Le Maire
Toulouse, qyteti në jugperëndim të Francës, është shtëpia e selisë së prodhuesit europian të avionëve Airbus, i cili për dekada ka mbështetur qindra furnizues dhe ofrues të shërbimeve në rajon.
Qeveria ka njoftuar tashmë se Air France-KLM, e cila deklaroi një humbje prej 1,8 miliardë eurosh në tremujorin e parë, do të marrë 7 miliardë euro kredi me mbështetje nga qeveria. Këto para do të lejojnë që ajo të kalojë me një blerje të 60 aeroplanëve Airbus A220 dhe 38 avionëve A350 me distanca të gjata.
Mbështetja për sektorin e aviacionit vjen pasi Presidenti francez, Emmanuel Macron, premtoi 8 miliardë euro për sektorin e automjeteve, me fokus në zhvillimin e tregut të automjeteve elektrike./AFP