Ekonomia franceze po “ecën mirë” falë rritjes së shpenzimeve të konsumatorëve dhe pavarësisht kufizimeve ende në fuqi për të frenuar koronavirusin, tha ministri francez i financave Bruno Le Maire.
Qëllimi tani është që rritja ekonomike të kthehet në nivelet e para pandemisë deri në fund të vitit aktual.
Ministri i financave tha se ekonomia franceze është rritur me 15 për qind në gjysmën e parë të gushtit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Ai përsëriti objektivin e qeverisë për një rritje prej gjashtë për qind për të gjithë vitin 2021.
Le Maire tha se një rritje në biznesin e restoranteve franceze në gusht ishte dëshmi se publiku ishte “përshtatur mirë” me futjen e certifikatës shëndetësore të vaksinimit, të cilën qeveria e bëri të detyrueshme në kafene dhe restorante, duke shkaktuar protesta në fillim të muajit.
Ekonomia e Francës u tkurr me tetë për qind vitin e kaluar, recesioni i saj më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi pandemia goditi rendë aktivitetet e brendshme ekonomike./ France 24