Franca ka vendosur të ndalë fluturimet e shkurtra brenda vendit në favor të shërbimeve të trenave, pasi ligjvënësit miratuan një plan që do të shqyrtojë ndërprerjen e disa rrugëve ajrore për të ulur emetimet. Deputetët votuan për të pezulluar disa fluturime nga linjat ajrore vendase që mund të bëhen me tren në më pak se dy orë e gjysmë, si pjesë e një projektligji më të gjerë të klimës.
Nëse projektligji kalon në Dhomën e Lartë të Francës, Senatit, Franca do t’i bashkohet një numri vendesh europiane që kërkojnë të ndërpresin fluturimet e shkurtra. Por disa e kanë kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për hedhjen poshtë të propozimeve nga paneli i tij i mjedisit, i cili kishte rekomanduar ndalimin e fluturimeve dhe zëvendësimin e tyre me tren, udhëtim i cili do të zgjaste më pak se katër orë.
Ministri i Transportit, Jean-Baptiste Djebbari, tha se propozimi i qeverisë ishte “i arsyeshëm”. Sipas tij, kur kemi të bëjmë me një kauzë të rëndësishme, të gjithë udhëtarët do të pranojnë të udhëtojnë me trena, duke përmendur rrugët nga Strasburgu dhe Bordeaux për në Paris. “Sa herë që linjat me shpejtësi të lartë të trenave kanë konkurruar me fluturimet, ne kemi vërejtur se trenat kryesisht kanë qenë të tejmbushur”.
Djebbari tha se projektligji do të nënkuptojë përfundimin e fluturimeve nga Aeroporti Orly i Parisit për në Nantes dhe Lionit. Por masat nuk do të zbatohen për itineraret që zakonisht lidhin fluturimet ndërkombëtare; që do të thotë se aeroporti i kryeqytetit Charles de Gaulle është kursyer kryesisht nga kjo lëvizje, sepse është qendra kryesore e transportit ndërkombëtar të Francës.
Deputeti i krahut të majtë, Danièle Obono, tha se plani i qeverisë do të “shpëtojë tre rrugët që lëshojnë më shumë gaz serrë: Paris-Nice, Paris-Toulouse dhe Paris-Marseille”. Propozimi 4- orësh erdhi nga paneli i qytetarëve të Konventës Klimatike, i cili u krijua nga Macron.
Një numër vendesh europiane kanë kërkuar të promovojnë udhëtimin me tren si një alternativë ndaj fluturimeve brenda vendit, edhe pse pandemia e Covid-19 ka vënë nën tension industrinë e linjave ajrore. Vitin e kaluar, linja ajrore kryesore e Austrisë u urdhërua të zëvendësojë një nga fluturimet e saj me një shërbim treni, në mënyrë që të përmbushë kriteret mjedisore.
Paketa e ndihmës qeveritare prej 600 milionë eurosh (714 milionë dollarë) për linjën ajrore Austrian Airlines parashikoi që ajo të ulë emetimet e fluturimeve të saj të brendshme me 50% deri në 2050 dhe të ndalojë fluturimet aty ku ato mund të zëvendësohen me trena, dhe ku kjo
Në një lëvizje të ngjashme, qeveria franceze vitin e kaluar ra dakord për një paketë shpëtimi prej 7 miliardë eurosh (8.3 miliardë dollarë amerikanë) për AirFrance që ishte e lidhur me kushte të caktuara, duke përfshirë një ulje drastike të fluturimeve të brendshme, sa herë që ka një rrugë alternative me tren që mund të zgjasë rreth dy orë e gjysmë. / CNN