Frontex: Rrjedha migratore përmes Shqipërisë u dyfishua

19/07/2019 10:00 AM 0 komente

Në qershor, numri i zbulimeve të kalimeve të paligjshme kufitare në rrugët kryesore të migracionit në Europë u rrit 6% nga muaji i kaluar, duke tejkaluar 8000 kalime.
Kjo shifër e bërë publike në raportimin më të fundit të Frontex, agjencisë Europiane për Kufijtë tokësore dhe bregdetarë, tregon se ulja e rrjedhës migratore ka ardhur kryesisht për shkak të presionit të ulët migrator në rrugën Mesdhetare Qendrore.
Gjithsej për gjysmën e parë të vitit 2019 ishte pothuajse një e treta më e ulët se një vit më parë, që ishte rreth 42 mijë.
Sa i përket Shqipërisë, vijon të jetë udhë kryesore kalimi emigrantësh, madje, sipas Frontex, ka pasur rritje fluksi në muajin qershor. Rruga paralele nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës ka parë rritje të presionit migrator, të dyfishuar krahasuar me një vit më parë.

Ballkani Perëndimor

Kishte rreth 500 zbulime të kalimeve kufitare të paligjshme të regjistruara në këtë rrugë në qershor. Totali për gjashtë muajt e parë arriti pothuajse 5 100 ose dyfishi i shifrës nga një vit më parë. Shtetasit e Afganistanit dhe Iranit përbënin pjesën më të madhe të emigrantëve të zbuluar në këtë rrugë.

Mesdheu Lindor

Mesdheu Lindor mbeti rruga më e ngarkuar migrimi në Evropë me afro 4 000 zbulime në qershor 2019 *.

Megjithatë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, numri i përgjithshëm i zbulimeve në këtë rajon ishte 16% më i ulët se një vit më parë për të mbyllur 21 500.

Një nga katër emigrantët e zbuluar në këtë rrugë ishin shtetas të Afganistanit, që zakonisht vinin nga deti.

Mesdheu Perëndimor

Numri i migrantëve të parregullt që morën Detin Mesdhe Perëndimor në qershor u rritën me 55% nga muaji i kaluar në gati 2 350. Totali për periudhën janar-qershor rezultoi në më shumë se 10 300, 27% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtetasit e Marokut, Mali dhe Algjeri llogariten për numrin më të madh të migrantëve të zbuluar në këtë rrugë në gjashtë muajt e parë të vitit 2019.

Mesdheu qendror

Numri i emigrantëve që kalonin përmes Mesdheut qendror në qershor ishte 1 150, afër shifrës në muajin maj. Totali për gjysmën e parë të vitit ishte 83% më i ulët nga një vit më parë në rreth 3 200. Tunizianët, Pakistani dhe Algjerianët ishin nacionalitetet më të përfaqësuara në këtë rrugë në periudhën janar-qershor.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of