Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i ka kërkuar bankave të nivelit të dytë të rrisin kreditimin e biznesit për t’i dhënë më shumë frymëmarrje ekonomisë. Sipas guvernatorit duhet të kreditohen ato biznese që i përkasin sektorëve më fitimprurës. Fullani, nga ana tjetër i ka tërhequr vëmendjen bizneseve që të paraqesin pranë bankave plane investimi të plota, të qarta dhe transparente pasi kjo do t’i ndihmonte më shumë ata në procesin e huamarrjes.
Guvernatori solli edhe një herë në vëmendje të bankave kërkesën për të ulur portofolin e kredive të këqija. “ Duhet që patjetër të ekzekutohen kolateralet, pasi kjo do të sjellë më shumë zhvillim për ekonominë dhe më shumë siguri për investimet e huaja”. Sipas Fullanit mes biznesi dhe bankave është krijuar një klimë jo e favorshme, ndaj duhet që të dyja palët të dalin nga “trashet”. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u shpreh kështu gjatë takimit ku të binjakëzimit me Bankën Qendrore Italiane.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.