Austria dhe Danimarka, duke parë ngadalësimin e vaksinave të Covid-19 brenda Bashkimit Europian, kanë bashkuar forcat me Izraelin për të prodhuar vaksinën e gjeneratës së dytë kundër mutacioneve të koronavirusit.
Vendimi nga të dyja vendet anëtare të BE-së vjen në mes të zemërimit në rritje për vonesat më porosinë, miratimin dhe shpërndarjen e vaksinave që kanë lënë bllokun prej 27 anëtarësh në zvarritje, shumë larg Izraelit, që udhëheq procesin e vaksinimit ën botë.
Sebastian Kurz tha se ishte e drejtë që BE-ja prokuron vaksina për vendet e saj anëtare por Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka qenë shumë e ngadaltë për t’i miratuar ato.
“Ne duhet të përgatitemi për mutacione të mëtejshme dhe nuk duhet të jemi më të varur vetëm nga BE-ja për prodhimin e vaksinave të gjeneratës së dytë,” tha kancelari në një deklaratë.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ishte gjithashtu kritike ndaj programit të vaksinave të BE-së.
“Unë nuk mendoj se mund të qëndrojmë vetëm, sepse ne kemi nevojë për të rritur kapacitetin. Kjo është arsyeja pse ne tani jemi me fat të fillojmë një partneritet me Izraelin”.
Kur u pyet nëse Danimarka dhe Austria dëshironin të ndërmerrnin veprime të njëanshme në marrjen e vaksinave, Frederiksen tha: “Ju mund ta quani kështu.”
Komisioni Europian tha se vendet anëtare janë të lira të bëjnë marrëveshje ndaras nëse ato dëshirojnë.
“Nuk është se strategjia është përçahet ose kjo gjë është në kundërshtim me strategjinë, aspak”, tha zëdhënësi Stefan de Keersmaecker./Reuters