E përditshmja angleze “The Guardian” përpiloi klasifikimin e 100 lojtarëve më të mirë të vitit 2022.
Në vendin e parë qëndron Kampioni i Botës me Argjentinën dhe kandidat i çmimit të ardhshëm “Topi i Artë”, Lionel Messi. Vitin e kaluar, më 2021, ai renditej i dyti, pas Robert Lewandowski (tani i 7-i).
Së bashku në podium me Messi-n këtë vit gjejmë edhe Kylian Mbappé (edhe ai yll i Paris Saint-Germain) dhe Karim Benzema (fituesi i fundit i “Topit të Artë”).
Cristiano Ronaldo këtë vit renditet i 51-ti (i 8-i vitin e kaluar). Në vendin e 8-të, këtë vit renditet Vinicius Junior, lojtari i parë brazilian në klasifikim, duke qenë se Neymar renditet i 12-ti.
I pari ndër portierët është Thibaut Courtois, i 9-ti, kampion në fuqi i Europës, me Real Madrid.