Agjencia amerikane e kërkimit “ Gallup” ka bërë publike rezultatet e një studimi që rendit shtetet ku forca e aftë për punë është e punësuar. Në botë janë gjithsej 9 shtete ku të gjithë njerëzit e aftë janë të punësuar dhe ndër to është edhe Mali i Zi. Agjenci ka publikuar statistikat e papunësisë në vitin 2011 të 148 vendeve. Sipas të dhënave papunësia më e vogël se 5% është në 9 vende. Të dhënat u analizuan nga Ëall Street dhe u arrit në përfundimin se ky numër i vogël shtetesh ka ekonomi të shëndoshë dhe shanset për punësim janë të larta. Sipas anketës së “Gallup”, Mali i Zi ndodhet në vendin e pestë. Por, sipas Agjencisë së Punësimit në Malin e Zi papunësia është në nivelin rreth 12%.