Gara amerikane e celularëve

11/06/2014 9:13 AM 0 komente
In this photo released by T-Mobile, T-Mobile CEO John Legere says T-Mobile will ?un-leash? customers from the cost and complexity of wireless with Simple Choice, a plan promising simple and affordable rates, no annual contracts and the ability to upgrade devices whenever you want, at a press conference in New York, March 26, 2013. T-Mobile also said iPhone 5 will be in its stores and online April 12. INSIDER IMAGES/Gary He for T-Mobile (UNITED STATES)

Shefi i T-Mobile, John Legere ka të ngjatë që të jetë shefi i kompanisë, pas bashkimit me Sprint

Teksa kompania Sprint, operatori i tretë më i madh celular në SHBA, është në prag të marrëveshjes për të blerë T-Mobile, operatori i katërt në treg, njeriu me bluzë pink së shpejti do të vihet në qendër të vëmendjes.

John Legere, kryeshef ekzekutiv i T-Mobile, i cili është i njohur për veshjen e bluzave me markën e kompanisë dhe që tallet me konkurrentët e tij në Twitter, ka të ngjarë të drejtojë kompaninë e bashkuar, sipas dy personave të njohur me këtë çështje, të cilët kërkuan të mos identifikohen për shkak se planet janë private. Ai favorizohet në raport me Dan Hesse, CEO 60-vjeçar i Sprint, që bleu një kompani të dështuar në 2007 dhe u përpoq shumë, edhe ndërsa operonin me humbje, për të tërhequr një pronar të ri vitin e kaluar.

Teksa negociatorët ‘sheshojnë’ pikat finale të një marrëveshje, Legere do të jetë gjithmonë e më shumë përgjegjës për perspektivat e një kompanie të zgjeruar. Do t’i takojë atij të integrojë ekipe të ndryshme të menaxhimit dhe strategji të kundërta marketingu, ndërsa gjithashtu do të kombinojë dy rrjete pune që janë vite prapa në aspektin e përparimeve teknologjike të rivalëve të tyre më të mëdhenj, Verizon Communications Inc (kompania më e madhe celulare) dhe AT&T (e dyta).

‘Me Leger në krye të detyrës, T-Mobile tani mundet vërtet të konkurrojë Verizon dhe AT&T’, tha Jonathan Chaplin, një analist në New Street Research. ‘T-Mobile është i dashur për rregullatorët. Më përpara, Legere ishte vetëm një gjysmë ‘rebeli’. Më pas, ai do të jetë dy herë më i çmendur, kur do t’i duhet të përballet me dyfishin e bazës së aseteve’.

Legere, 56-vjeçar, një rebel i vetorganizuar i industrisë celulare, e brandoi T-Mobile si linjën kryesore dhe truket e tij të marketingut dhe reduktimet e çmimeve e bënë atë kompaninë amerikane të telefonisë celulare me rritjen më të shpejtë. Marrëveshja e tij më e madhe për t’u integruar në T-Mobile ishte blerja e MetroPCS Communications Inc. vitin e kaluar.

Kushtet e marrëveshjes

Hesse ka thënë se nuk përbën problem për të, nëse ai nuk e drejton kompaninë e bashkuar.

Sprint, kontrollin e të cilit e bleu Softbank Corp në korrik, do të ofrojë rreth 50% aksione dhe 50% cash për T-Mobile, dhe kompania mëmë me bazë në Bon e T-Mobile, Deutsche Telekom AG do të mbajë një pjesë aksioni në kompaninë e bashkuar, deklaruan njerëz të njohur me këtë çështje. Marrëveshja, e cila mund të vlerësojë T-Mobile në pothuajse 40 dollarë një aksion, ka gjasa të shpallet para korrikut, thanë personat.

Aksionet e T-Mobile ranë 2.3% në 33.49 dollarë, ndërsa Sprint ra 4% në 9.02 dollarë.

Ka ende shumë punë për të bërë para se të shpallet një marrëveshje, përfshirë vendimin rreth menaxhimit të subjektit të ri, referuan personat.

Kryetari i Softbank, Masayoshi Son, nuk pranoi të komentojë në një konferencë për shtyp. Bill White, zëdhënës për Sprint, refuzoi të komentojë, ashtu siç bëri Andreas Fuks, një zëdhënës për Deutsche Telekom. Anne Marshall, zëdhënëse e T-Mobile, nuk iu përgjigj një mesazhi për koment.

Liria telefonike

Pasi iu dorëzua kompania celulare më e vogël të SHBA në 2012, pas një shitjeje të dështuar tek ATT, Legere iu drejtua një qëllimi kryesor: të fitonte klientë.

Pasi aplikoi strategjinë e ashtuquajtur un-carrier (shiko BOX) në mars të vitit të kaluar, T-Mobile ka prezantuar financimin e telefonit që ndan koston e telefonit nga çmimi i shërbimit dhe ndarjen e pagesave të telefonisë në këste mujore. Ky fakt e liroi T-Mobile nga detyrimi për të shitur telefona me ulje drastike dhe u mundësoi klientëve të sigurojnë smartphone-s (telefona të zgjuar) të rinj pa nënshkruar angazhime dyvjeçare.

‘Fillimisht ne u tallëm me këtë strategji, – tha Chaplin, ‘Tani duket se konsumatorët e pëlqejnë. Them se marka është në harmoni me njerëzit’.

Në atë që ndoshta është sfida më e madhe përballë rivalëve të saj, T-Mobile, ofroi të rimbursojë penalitetet për konsumatorët që mbyllin para kohe kontratat e tyre dhe kalojnë te T-Mobile.

Në vend që të shohin konsumatorët se si largohen, Verizon, ATT dhe Sprint kanë miratuar të gjitha plane të ngjashme të shitjes.

Planet ‘Framily’

Ndërsa promocionet kanë ndihmuar nxitjen e shitjeve të T-Mobile, kjo ka pasur koston e saj: katër tremujorë radhazi humbje neto.

Sprint nuk ka qenë një konkurrent agresiv në çmim dhe si rezultat ka humbur më shumë se 2.5 milionë klientë me kontrata mujore gjatë pesë tremujorëve të kaluar. Kompania ka humbur gjithashtu para.

Ndërsa Hesse ka shmangur në masë të madhe betejat e çmimeve, ai ka prezantuar planet Framily, një ofertë për miqtë dhe familjen. Ai tha se 1 milion përdorues u regjistruan për ofertën në 40 ditët e para.

Hesse po investon gjithashtu në një rrjet super të shpejtë që do ta ndihmonte Sprint të konkurrojë në shpejtësi dhe cilësi, në vend se në çmime. Evolucioni i saj afatgjatë i rrjetit nuk është ende gati, duke penguar cilësinë e tij të shërbimit në shumë qytete.

“Ngacmimet” e Batman

Për shkak se marka Sprint nuk përfaqëson forcë si marka e T-Mobile, Chaplin thotë se kompania e bashkuar ka gjasa ta përdorë markën e Sprint vetëm për disa nga ofertat e saj të biznesit.

Mbajtja e Legere në krye të kësaj detyre mund të jetë mënyra që Deutche Telekom të ndihmojnë në parandalimin e copëtimit të biznesit gjatë procesit të bashkimit, që mund të shfaqet teksa kompanitë përballen me rregullatorët skeptikë amerikanë. Ndoshta nënkupton gjithashtu më shumë ngacmime nga Legere referuar Batman dhe shfaqjeve televizive, si dhe tallje me operatorët rivalë. Pyetja është nëse ai do të vazhdojë ta ngacmojë Sprint, të cilit ai i referohet në Twitter si # Sprintlikehell.

Disa nga ngacmimet e tij kundër Sprint përfshijnë “You guys (ju djema) #Framily is not a thing. It’s a tymo (framilja nuk është diçka. Është një gabim në printim”.

Trashëgimia e Hesse

Legere mbështet performancën me bluzën e tij të pazakontë dhe xhaketën sportive me një diskutim arrogant, edhe pse të shkruar mirë, në ngjarjet e shtypit dhe në Twitter. Në Consumer Electronics Show të këtij viti, ai u hyri me forcë në një festë të organizuar nga ATT, duke thënë se ai mori pjesë vetëm që të shihte performancës e reperit Macklemore.

Të dy si Hesse ashtu edhe Legere u ngjitën në hierarkinë ekzekutive në ATT. Dhe pas largimit nga Ma Bell, të dy burrat zhvilluan versionin e tyre të një stili antikorporatë gjysmërebel.

Muajin e kaluar, Hesse tha në një intervistë për Televizionin Bloomberg se nuk do të shqetësohej nëse nuk do ta drejtonte kompaninë e bashkuar.

‘Unë jam 60 vjeç, – tha ai. Unë kam shumë gjëra unë që ende dëshiroj t’i realizoj në jetë’.

Hesse ka të ngjarë të largohet, duke u kujtuar si njeriu që shpëtoi Sprint, sipas Chaplin.

‘Ai e stabilizoi biznesin, siguroi një portofol me spektër të fuqishëm dhe tërhoqi Softbank’, – tha Chaplin në një intervistë. Ai në mënyrë legjitime mund të thotë se: Kur erdha unë, kompania ishte në zero, dhe tani ne kemi një të ardhme të vërtetë. Unë e kam kryer punën time.

Plani 300-vjeçar

Humbja e Hesse do ta deprimonte Son, kryetar i Softbank dhe Sprint. Ashtu si Legere, Son është i njohur për kurajën e tij. Son dikur ka pohuar se ka një plan biznesi 300-vjeçar që përfshin investimet në 5,000 kompani deri në vitin 2040.

Retorika e ekzagjeruar nga Masa Son është zbutur dhe kanalizuar përmes Dan Hesse, i cili është me këmbë në tokë në të bërit biznes në tregun e Telekomit amerikan, – tha Dawson.

Son ka të ngjarë ta perceptojë Legere si dikë të afërt të ngjashëm me të kundrejt Hesse, i cili është ‘më shumë pasiv ndaj forcës së tij’, – tha Dawson.

Bloomberg

Strategjia Un-Carrier e T-Mobile

T-Mobile e kishte kaluar pjesën më të madhe të dekadës si një humbëse. E lënë në hije nga AT&T, Verizon dhe Sprint, më e vogla e “ të mëdhenjve” amerikanë nuk kishte qenë asnjëherë në gjendje që të maste “muskujt” me konkurrentët e saj.

Dështimi për të suportuar iPhone-in e Apple dhe pasi “AT&T” nuk mundi ta blinte vitin e kaluar, janë çështje që kishin brengosur së tepërmi “Deutsche Telekom”.

Por, injektimi i gjakut të ri “ ekzekutiv” dhe idetë e reja e ndryshuan gjendjen e “T-Mobile”. Shefi John Legere dhe drejtori i marketingut Mike Sievert krijuan imazhin e “Uncarrier”; djali i vogël rebel që sfidon rregullat e ngulitura nga konkurrentët e tij.

T-Mobile njoftoi Planin e Zgjedhjeve të Thjeshta në mars 2013, si pjesë të parë të kësaj strategjie. Me këtë plan, T-Mobile hoqi qafe standardet e strukturës dy vjeçare të kontratës që përdorej nga pjesa më e madhe e rrjeteve celulare në SHBA. T-Mobile prezantoi programin e dytë ‘Jump Program’, si pjesë të dytë të nismës Un-carrier dhe një fazë të tretë në tetor 2013, që vijoi me fazën e katërt në janar 2014.

Mesazhi kryesor i strategjisë ishte: Zgjidh telefonin që dëshiron, përdore sa të duash dhe lere kur të dëshirosh, duke qenë një katalizator për ndryshimet që kishte kohë që priteshin.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of