Aktualisht të licencuar në tregun shqiptar janë gjithsej 26 ofrues shërbimesh të internetit ISP (internet service provider) sipas ERT-së (Enti Rregullator i Telekomunika-cioneve), por jo të gjithë kanë filluar aktivitetin e tyre në treg. Ekzistojnë tre lloje licencash për ISP-të, të cilat jepen nga ERT-ja në Shqipëri:ISP-të lokale (mund të veprojnë vetëm brenda qytetit/fshatit për të cilin kanë marrë licencën). ISP-të rajonale (rajonale pak a shumë po të bëjmë një analogji me ndarjen në Bashki/Prefektura me këtë lloj licence mund të veprohet brenda një prefekture). ISP-të kombëtare e shtrijnë aktivitetin në të gjithë vendin. ISP-të në Shqipëri janë të vendosura kryesisht në Tiranë si numër, por nuk mbeten mbrapa as rrethet e tjera, kuptohet jo me sasinë e ISP-ve që të ofron Tirana. Ndoshta duket çudi, por në Paskuqan të Tiranës vepron një ISP, që ka pasur edhe ka abonentët e saj, jo të paktë për atë zonë. Një paraqitje e shkurtër e asaj se çfarë ndodh në tregun e ashtuquajtur të internetit aktualisht në Shqipëri jepet në grafikun e numrit të ISP-ve. Shërbime të shumta në numër, por…Po t u referohemi shërbimeve, që këto ISP ofrojnë do të gjendeshim përballë listës së gjatë si: Internet services, Hosting, Internet Access Account, Wireless, Design, Ip address e lista është me të vërtetë e gjatë, sepse shërbimet janë të shumta në llojin e tyre. Por do t i veçoja kësaj liste edhe biznesin e ri të këtyre ISP-ve, që janë reklamat e shoqërive, apo produkteve të ndryshme nëpër dritaret e ofruara nga faqet e ndryshme të internetit. E teksa lista e gjatë e produkteve që ofrohen nga ofruesit e internetit është e gjatë, për çudi mundësitë e marrjes së një linje të mirë, mbi të gjitha që të mos të të kushtojë shumë, janë të pakta. Mundësia e vetme për marrjen e internetit në shtëpi mbetet gjithmonë dial “ up (thirrja) nga telefoni fiks i shtëpisë me ato linja që s kapen kurrë të lira, por edhe kur janë të lira janë aq të ngadalta saqë për të parë një e-mail të duhet minimalisht 20 minuta që të hapet yahoo- ja jote apo hotmail-i edhe gjithmonë e gjen veten, duke pritur që të hapet e-maili që po e prisje me aq dëshirë.Më fatlumët janë ata zyrtarë, me shefa bujarë që ua lënë internetin gjithë ditën (por nga ana tjetër është ndërmarrja ajo që paguan një goxha shumë në fund të muajit për linjën e dedikuar që ISP-ja kërkon për shërbimin e kryer). Të tjerët, që s kanë fatin të kenë internetin nëpër zyra apo studentët iu duhet të zgjedhin midis pritjes para kompjuterit të shtëpisë (duke pranuar edhe ritmin e impulseve nga Albtelecom) apo të bëjnë zgjidhjen e shpejtë të shkojnë në një Internet-Kafe, duke paguar gjobën e rastit, që fillon me 100 lekë ora për të mbaruar detyrën e kursit, apo për të çuar një e-mail. Shërbimi nga fqinjët, shumë më i mirëIronirat do të vazhdonin pa fund po të bëjnë disa paralelizma me shërbimet që të ofrohen nga fqinjët tanë, por do të fillonte një listë shumë e madhe edhe do të gjendeshim përpara psherëtimës së përhershme: Eh, ne shqiptarët nuk bëhemi dot kurrë si ata! Në të vërtetë, ky treg ka ecur edhe ofron shumë në vitin 2005, në krahasim me vitet e tjera; këtë e tregojnë edhe statistikat për rritjen e numrit të përdoruesve të internetit në vend, që vijnë duke u rritur. Referuar mbi të gjitha faktit të interesit të njerëzve për internetin, i cili është bërë i pazëvendë-sueshëm në ditët që jetojmë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.