Portali i tregtisë ndërkombëtare, “Santander”, që ka bërë një indeks global përInvestimet e Huaja Direkte vëren shumë defekte në ofertën shqiptare në krahasim me vendet e rajonit. Sipas një studimi të njësisë kërkimore të bankës “Santander”, pavarësisht se pikat e forta të Shqipërisë, pozita gjeografike dhe burimet natyrore janë shumë favorizuese, korrupsioni, problemet e pronësinë dhe procedurat e gjata për marrjen e lejeve e kanë vështirësuar thithjen eIHD-ve. Vendet e tjera tërajonit, Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë ndërmarrëpolitika mjaft lehtësuese, duke çuar në rritje investimet pas stepjes që solli kriza e vitit 2008.
Shqipëria, konkurron me burimet natyrore dhe pozitën gjeografike
Vlera e investimeve të huaja ka arritur më shumë se 20% të PBB-së së vendit. Këto investime janëtëpërqendruaranë naftë, miniera, infrastrukturë dhe sektorë të ndërtimit, dhe më shumë kohët e fundit, në sektorin e telefonisë. Procedurat e gjata për të marrë licencat e operimit në përparimin e tregtisë, sektorët e ndërtimit dhe turizmit kanë ngadalësuar investimet. Përveç kësaj, investimet vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e infrastrukturave dhe ligjeve të dobëta të pronësisë. Në kontekstin e krizës globale ekonomike,Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri kanë rënë që prej 2009-s, kryesisht për shkak të rënies së dërgesave nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit (-27%), e cila përfaqëson 15% të PBB-së së vendit. Ky trend ka vazhduar që nga atëherë dhe duhet të mbetet i pandryshuar në 2014, për shkak të kontekstit të përgjithshëm europian dhe vështirësitë me të cilat përballen veçanërisht me ekonominë greke.
Pikat e forta të Shqipërisë për investimet janë pozicioni strategjik gjeografik (me portet në të dy detet, Adriatik dhe Jon), burimete rëndësishme natyrore, fuqia punëtore e lirë dhe perspektivat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Përveç kësaj, Shqipëria është ende një vend në zhvillim,që ka nevojë për investitorët e huaj për të zhvilluar seksione të tëra të ekonomisë së saj, një fakt që ofron mundësi interesante.
Pikat e dobëta lidhen me ekonominë e brishtë shqiptare dhe është shumë e varur nga ndihmat e organizatave ndërkombëtare. Deri tani, pengesa kryesore për zhvillimin eIHD-ve ka qenë dominimi i marrëdhënieve personale mbi ligjin dhe procedurave ligjore. Vendi vuan nga konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni. Sistemet doganore dhe tatimet duhet të përmirësohen. Shqipëria duhet të vazhdojë reformat e saj dhe mbi të gjitha, të sigurojëzbatimin në mënyrë efektive të tyre, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit, lirisë së sistemit gjyqësor dhe lirisë së medias.
Masat e qeverisë për të motivuar FDIdhe reformat legjislative janë në progres. Janë miratuar ligje të reja për partneritetin publik-privat tëzonave të lira të tregtisë, të regjistrimit tëkompanive dhe nënshkrimit elektronik.
Serbia konkurron me know how dhe taksat e ulëta
Si rezultat i reformave të vitit 2001, Serbia ka tërhequr investimet e huaja sidomos në sektorin financiar dhe bankar. Ata janë bërë një faktor i rëndësishëm në ekonominë kombëtare, deri në pikën që ata kanë ndihmuar për të reduktuar deficitin në tregtinë e jashtme. Megjithatë, nivelet eIHD-ve mbeten të pamjaftueshme dhe në rënie (më pak se 700 milionë dollarë në vitin 2013). Austria, Italia dhe Norvegjia kanë mbetur në mesin e investitorëve kryesorë të vendit në 2013. Vendet e Bashkimit Europian përfaqësojnë mbi 70% të investitorëve në Serbi.
Serbia është një vend ekonomia e të cilit është në zgjerim të plotë dhe ajo është duke treguar një dëshirë të vërtetë për reforma. Kapitali njerëzor i Serbisë është gjithashtu interesant për investitorët e huaj, sepse fuqia punëtore është shumë e trajnuar shumë mirë, pasi pothuajse gjysma e popullsisë serbe flasin anglisht rrjedhshëm.
Pika e dobët e Serbisëështë risku politik ende i lartë në krahasim me vendet e tjera në zonë, të cilat mund të dekurajojnë investitorët e huaj. Për më tepër, procedurat e ngarkuara për ngritjen e një biznesi në Serbi mbeten problematike dhe dekurajuese. Masat e qeverisë aktualisht janë agresive për të motivuar kapitalin e huaj.
Çdokush mund të fillojë një biznes ose të investojnë në Serbi.Investitori i huaj mund të zotërojnë 100% të aksioneve në një kompani serbe. Duhen autorizime të posaçme për të krijuar një kompani farmaci, produkte veterinare, shërbime të transportit, të armëve dhe municioneve, sigurimeve, menaxhimit të falimentimit.
Mali iZi, kosto të ulëta të punës dhe të taksave
Mali i Zi po bëhet një qendër tërheqëse investimi për shkak të sistemit të tij ekonomik të orientuar të biznesit. Ai gëzon një nivel të lartë të lirisë ekonomike dhe një monedhë të qëndrueshme. Gjatë viteve të fundit, flukset e huaja direkte të investimeve në territorin e saj janë dyfishuar, para se të hyjnë në një fazë rënie që nga viti 2009. Në vitin 2013, FDI arriti në vetëm 600 milionë USD. Sektorët me tërheqjen më të madhe tëIHD-ve janë të financave, turizmit, energjisë, kujdesit shëndetësor dhe të pasurive të patundshme. Vendet kryesore investuese janë Zvicra, Norvegjia, Austria dhe Rusia.Vendi gjithashtu numëron investime egjiptiane dhe italiane në sektorët e turizmit dhe të energjisë.
Pikat e forta tëMalit tëZi për investimet e huaja lidhen me faktin se kompanitë e huaja kanë të njëjtat të drejta si kompanitë kombëtare. Sistemi i taksave është një nga më konkurruesit në Europë (normë prej 9-20%). Fuqia punëtore është e kualifikuar dhe pagat janë relativisht të ulëta. Euro është monedha kombëtare. Formalitetet për krijimin e një kompanie janë të thjeshta dhe të shpejta.
Pikat e dobëta të Malit të Zi janë tëdeficiti i bilancit të transaksioneve korrente, borxhi i jashtëm në rritje dhe problemet me korrupsionin. Rregulloret në subjektin e pronës intelektuale janë pothuajse inekzistente. Masat nxitëse të qeverisë kanë tërhequr shumë investitorë të huaj.
Kompanitë e huaja mund të marrin pronat në Malin e Zime 25% në bashkëpunim me një kompani malazeze.Investitori i huaj “Authorizations” është i lirë për të investuar kudo në vend, përveç vendeve të përcaktuara me ligj si zona të ndaluara (parqe kombëtare, zona kufitare, etj.). Sektorë të ndjeshëm të tillë si armët janë subjekt i legjislacionit specifik.
Maqedonia, pozitë e favorshme gjeografike dhe paga të ulëta
Në kushtet e pamjaftueshmërisësë kursimeve të brendshme, investimet e huaja janë mundësia kryesore për zhvillimin e ekonomisë të Maqedonisë. Austria dhe Hungaria mbeten sot investitorët kryesorë.Investimet kanë synuar industrinë kryesisht të rëndë (minierave, metalurgjisë, të rafinimit të naftës), industri të lehta (tekstile, ushqim) dhe ndërtimit (çimento, tulla, mermer), dhe më shumë kohët e fundit (shërbime bankare, sigurime, telefon). Në 2013-n, FDI në Maqedoni ishin 335 milionë USD.
Megjithatë, kushtet e rezervuara për investime të huaja në këtë vend janë ndër më të mirat e ofruara në Ballkan. Ka pasur një përpjekje të rëndësishme për të harmonizuar ligjet dhe rregullat ekonomike me kriteret e BE-së, standardet dhe praktikat dhe këto përpjekje janë duke përparuar në mënyrë të qëndrueshme.
Pikat e forta janë pagat e ulëta. Vendi ka një demokraci të qëndrueshme. Procedurat për të krijuar një ndërmarrje janë të shpejta dhe të pakomplikuara.Gjeografikisht, vendi është një pikë takimi që lidh rrugët e Europës. Qeveria ka vënë në vend disa reforma në mënyrë që të tërheqë investitorë të huaj.
Pikat e dobëta lidhen me krizën ekonomike, norma e rritjes është shumë e ulët dhe inflacioni është i fortë. Përveç kësaj, vendi përsëri përballet me korrupsionin dheka një borxh në rritje.
Qeveria e vendit ka lëshuar për investitorët e huaj të njëjtat të drejta si të atyre kombëtarë. Maqedonia propozon për investitorët një zonë të tregtisë së lirë për të blerë dhe për të shitur mallra, pa tatimfitimi për tre vjet. Vendi gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë dhe Ukrainën.Në vitin 2001, Maqedonia ka nënshkruar me Bashkimin Europian një marrëveshje tregtie, qënga 2005-a, vendi ështënjohur si një shtet kandidat për në Bashkimin Europian.
Bosnja, rritja e lartë ekonomike dhe taksa të ulëta
Në vitet 2000, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për të tërhequr më shumë IHD, e cila rezultoi në një sasi rekord prej 1.5 miliardë eurosh të investimeve të huaja në vitin 2007 (14% e PBB-së). Megjithatë, kriza ekonomike e 2008-s çoi në një rënie në fluksin eIHD-ve, e cila pastaj është përshpejtuar. Në përgjithësi, vendet që investojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë janë Serbia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Rusia. Sektorët që tërheqin investimet e huaja janë prodhuese, bankat dhe telekomunikacionet, edhe pse një pjesë e rëndësishme eIHD është investuar në sektorë të tjerë të shërbimeve të tregtisë, shërbimet financiare dhe investitorët e huaj ende duhet të merren me probleme si mostransparencae procedurave dhe strukturave të dobëta në gjyqësor.
Pikat e forta të Bosnjës janë rritja e lartë ekonomike rreth 5% në vit mesatarisht,një nga normat më të ulëta të inflacionit në rajon. Vendi është kandidat për pranimin në BE dhe OBT. Ka një nga monedhat më të qëndrueshme në rajon, të lidhura drejtpërdrejt me euron.Ka një sektor bankar të zhvilluar mirë dhe tatimi i korporatave është (10%).
Pikat e dobëta janë kuadri kompleks ligjor dhe rregullator, me një vend të ndarë në dy entitete qeveritare, mungesa e transparencës në procedurat e biznesit, veçanërisht në thirrjet për tenderë publikë, të cilat nuk janë gjithmonë transparente. Struktura e dobët gjyqësore.
Bosnja dhe Hercegovina ka bërë përpjekje të rëndësishme për të hapur ekonominë e saj të investimeve të huaja. Iniciativat kryesore përfshijnë një ligj tëposaçëm për investimet e huaja dhe politika të mbështetura me fondenga investitorë të huaj. Dispozitat kryesore të vendosura nga qeveria janë: trajtimi i barabartë në mes të investitorëve të huaj dhe kombëtarë, krijimi i zonave të tregtisë së lirë.
Mbrojtja e investitorëve përmes ndalimit, shtetëzimit ose shpronësimit të pronës.
Zonat industriale, përvojat rajonale
-Kroacia ka 15 zona ekonomike. Zhvilluesi nuk paguan tatimin mbi fitimin për 5 vite. Gjithashtu përdoruesit e zonës paguajnë vetëm 50% të tatimit mbi fitimin.
-Sllovenia ka 6 zona të lira. Mallrat janë të përjashtuara nga detyrimet doganore. Mallrat mund të qëndrojnë brenda zonës pa limite kohore dhe gjithashtu rieksportohen lirisht. Tatimi mbi fitimin në këto zona është 10%, ndërsa për përdoruesit që investojnë në prodhim përfitojnë lehtësi fiskale deri në 50% të vlerës së investuar.
-Turqia ka 20 zona të lira. Kompanitë janë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin. Përjashtime ka edhe nga tatimi mbi pagat dhe dividentin. Mallrat, pajisjet dhe makineritë përjashtohen nga detyrimet doganore. Kompanive u jepet e drejta e blerjeve të produkteve turke me çmimet e eksportit dhe të përjashtuara nga TVSH-ja. Qiraja e tokës është shumë e lirë dhe mallrat qëndrojnë në zona pa kufizime kohore.
-Maqedonia ka 6 zona ekonomike. Zonat janë të përjashtuara nga pagesa e TVSH-së dhe akcizës. Përjashtim nga tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi pasurinë për një periudhë 10-vjeçare. Përjashtim nga tarifat doganore për mallrat, pajisjet dhe makineritë dhe përjashtimi nga pagesa e taksave lokale.
-Shqipëria 7 zona të pazhvilluara për parqe industriale dhe një zonë të lirë ekonomike, prej të cilave asnjëra nuk është aktive aktualisht. Legjislacioni shqiptar përjashton mallrat që hyjnë në zonën e lirë nga TVSH dhe tarifat doganore. Trualli shtetëror jepet me çmimin simbolik 1 euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.