Gartner: Shpenzimet IT do të rriten 4% në 2021

28/10/2020 3:12 PM 0 komente

Nuk ka pasur kurrë një treg me paqëndrueshmëri të tillë – pohon shoqëria e kërkimit, Gartner, që parashikon një rënie të shpenzimeve në vitin 2020 në të gjithë segmentet e teknologjisë së informacionit, duke përfshirë sistemet data center, shërbimet IT, software dhe pajisje për kompanitë.

Parashikohet që shpenzimet IT në nivel botëror të arrijnë 3,8 trilionë $ në vitin 2021, me një rritje 4% krahasuar me 2020, sipas shoqërisë së kërkimit Gartner, por në nivele ende të ulëta krahasuar me ato të para pandemisë. Shpenzimet IT në 2020 duhet të arrijnë në 3,6 trilionë $, me një rënie prej 5,4% krahasuar me 2019. Sipas Gartner, disa industri që po përballen me bllokime të zgjatura për shkak të COVID-19, si argëtimi dhe transporti ajror, kanë reduktuar shpenzimet për IT më shumë se 30% në 2020.

Duke u kthyer pas në kohë, në maj, parashikimet e Gartner ishin më pesimiste. Shoqëria kishte parashikuar që shpenzimet IT në të gjithë botën për vitin 2020 do të ishin 3,4 trilionë $, me një rënie prej 8% krahasuar me 2019, për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19. Sipas parashikimeve të fundit, shpenzimet në të gjithë segmentet IT – duke përfshirë sistemet data center, shërbimet IT, shërbimet e komunikimit, software për kompanitë dhe shpenzimet për pajisje – do të ulen në 2020. Megjithatë, shpenzimet për software e kompanive duhet të kenë rritjen më të fortë në 2021, me një fitim prej 7,2%.

Këto shpenzime do të vijnë, pjesërisht, për shkak të përpjekjeve për dixhitalizim të kompanive, nevojës për të rritur mbështetjen për një forcë pune në distancë dhe nevojës për të ofruar shërbime virtuale, si mësimi online apo asistenca shëndetësore online – thotë Gartner. “Në 25 vite gjatë të cilave Gartner bën parashikime për shpenzimet IT, nuk ka qenë kurrë një treg i tillë kaq i paqëndrueshëm” – deklaroi John-DavidLovelock, zv.president i kërkimit në Gartner.

Burimi: NetworkWorld

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of