Gartner: Tregu i smartphoneve, rënie 13,7% në vitin 2020

28/05/2020 5:12 PM 0 komente

Në vitin 2020, shitjet e PC, tablet-ëve dhe telefonave do të pësojnë një rënie me 13,6% në shkallë botërore, në kuotën 1,9 miliardë njësi.

Sektori i telefonave do të jetë më i godituri. Ky është parashikimi i kërkuesve të Gartner, sipas të cilëve, dërgesat e celularëve do të bien me 14,6%, duke zbritur nën 1,5 miliardë njësi, ndërsa dërgesat e smartphoneve do të regjistrojnë një rënie 13,7% në 1,3 miliardë.

Gjatë kohës së pandemisë, njerëzve u vijnë gjithnjë e më shumë në ndihmë telefonat dhe kompjuterët për të punuar dhe për të qëndruar në kontakt me miq e familjarë, por kjo nuk përkthehet në më shumë shpenzime për teknologjinë – vëzhgojnë analistët. Përkundrazi, pasojat e emergjencës shëndetësore në ekonomi do të ndalin blerjet.

“Për shkak të të ardhurave më të pakta ekonomike, gjithnjë e më pak njerëz do të ndryshojnë telefonat. Si rezultat, cikli i jetës së telefonave do të zgjatet, nga 2,5 në 2,7 vjet” – shpjegon drejtuesi i kërkimeve, Ranjit Atwal.

Në vitin 2020, telefonat 5G me çmime të leverdishme do të kishte qenë një katalizator për të rritur mundësinë për të ndryshuar telefon, por tashmë, kjo është e pamundur që të ndodhë. Sipas parashikimeve, në vitin 2020, telefonat 5G do të përfaqësojnë vetëm 11% të totalit të dërgesave të celularëve.

“Vonesa në dërgimin e disa telefonave 5G është një problem i vazhdueshëm” – deklaroi Annette Zimmermann, zëvendëspresidente e kërkimit në Gartner. “Ndër të tjera, mungesa e mbulimit gjeografik 5G së bashku me rritjet e kostos së kontratës telefonike 5G do të ndikojë në zgjedhjen e një smartphone 5G”.

Tkurrja e tregut të kompjuterëve do të jetë më e vogël, duke u ndalur në 10,5%. Rënia mund të ishte më e fortë, por lockdown ka detyruar sipërmarrjet dhe shkollat të krijojnë mundësinë për të punuar dhe për t’u arsimuar nga shtëpia, duke nxitur blerjen e pajisjeve të reja” – konstaton Aatwal. Për këtë arsye, disa lloj pajisjesh – PC, tablet e Chromebook – do të pësojnë një rënie më të ulët se mesatarja.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of