Pas rritjes shqetësues të rasteve me koronavirus, Qeveria e Kosovës në ka vendosur masa shtesë mbrojtëse. Me masat e reja shërbimet e gastronomisë, kafiteritë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00. Ndërsa, muzika nëpër lokale lejohet vetëm deri në orën 20:30.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka shprehur pakënaqësi të mëdha pas vendimit të fundit të Qeverisë në lidhje me ashpërsimin e masave anti-COVID.
Gastronomët që preken direkt nga këto kufizime, thonë se masat e tilla janë të panevojshme, të dëmshme dhe të kundërligjshme.
“Masat e fundit kundër pandemisë, përditë po dëshmohen si të panevojshme (sepse nuk kanë mbështetje shkencore), të dëmshme (sepse po shkaktojnë stres shoqëror dhe ekonomik), dhe të kundërligjshme (sepse nuk po i marrin parasysh udhëzimet e OBSH-së, ref. par. 4, Nenit 8 të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës)”.
Ata thonë se më këto masa kriza në Kosovë po thellohet.
“Paralajmërimet, qëndrimet, dhe kërkesat tona po fillojnë të marrin kuptim gradualisht, duke u dëshmuar se kriza vetëm po thellohet, pasojat për rritjen e rasteve nuk janë jetime (sepse verës jemi akuzuar për rritjen e rasteve, ndërsa kësaj here nuk jemi lejuar të punojmë, pra mos-kontrollimi i personave që vijnë nga jashtë). Pra, tash nuk jemi të vetëm ne të zëshëm që po prekemi nga këto masa, sepse arroganca e Qeverisë ka shkua aq larg duke e acaruar gjithë shoqërinë në krizë, vendet fqinje dhe institucionet ndërkombëtare”
Gastronomët e akuzojnë Qeveri për arrogancë.
“Mosdëgjushmëria dhe arroganca e ka pru gjendjen deri këtu, me krizë të thellë shoqërore dhe ekonomike, e cila rrezikon të thellohet edhe më shumë. Ju bëjmë thirrje që sa më shpejtë të ndërroni qasjen dhe ti ktheheni për së mbari menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike. Merrni parasysh kërkesat që ju kemi drejtuar, duke i diskutuar ato nga afër e jo duke krijuar shumë fronte në një luftë të përbashkët”.
Edhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit i ka reaguar Qeverisë së Kosovës pas vendosjes së masave të reja anti-COVID, sipas të cilave restorantet dhe kafeteritë do të lejohen të punojë vetëm deri në orën 21:00.
Në reagimin e hotelierëve thuhet se masat e reja janë marrë pa asnjë konsultim me organizatat apo shoqatat që përfaqësojnë bizneset, dhe ata për këto masa kanë përmes rrjeteve sociale dhe mediave.
Hotelierët thonë se edhe pse bizneset nuk punuan deri tani me kapacitete të plota, dasmat nuk u lëshuan dhe asnjë masë nuk u lehtësua as edhe për festat e fundvitit, pavarësisht kërkesave dhe presioneve të tyre dhe përkundër kësaj, rastet u rritën dhe kësaj radhe si asnjëherë më parë!
“Me këtë vijmë në përfundim që hotelieria/gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e infeksioneve. Si çdoherë, edhe kësaj here masat e reja janë marrë pa asnjë konsultim me organizatat apo shoqatat që përfaqësojnë bizneset, e këto masa si zakonisht i kemi kuptuar vetëm përmes rrjeteve sociale apo medieve tona!. Pse bizneset nuk punuan deri tani me kapacitete të plota, pse dasmat nuk u lëshuan dhe asnjë masë nuk u lehtësua as edhe për festat e fundvitit, pavarësisht kërkesave dhe presioneve tona”.
Oda e Hotelerisë thotë se edhe përkundër kësaj, rastet u rritën dhe kësaj radhe si asnjëherë më parë!
“Ju bëjmë thirrje përsëri që të na dëgjoni, konsultohuni me përfaqësues të bizneseve dhe me biznese direkt, sepse ne jemi ata që i shohim problemet nga afër, i dijmë hallet e bizneseve dhe do të ishte mirë që mendimet apo propozimet tona të mirren parasysh e jo të veproni në këtë mënyrë sepse problemet dhe dëmet po shtohen çdo ditë e më shumë!” (sic), thuhet në reagimin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.
Me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja anti-COVID objektet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:00, kurse muzika nëpër lokale do të lejohet deri në orën 20:30.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës të premten ka vendosur për masat e reja. Gastronomia do të punojë deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet vetën deri në orën 20:30.
Kthehet ora policore, gastronomët punojnë deri në ora 21:00- Kosova miraton masat e reja
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.