Në fillim të kësaj jave, bota arriti një tjetër moment historik të zymtë në pandeminë e koronavirusit: 5 milionë vdekje, një shifër e jashtëzakonshme që ekspertët thonë se është padyshim një numër më i vogël se shifra reale. Është gjithashtu një shifër që do të vazhdojë të rritet.
Gati 20 muaj pas pandemisë, infeksionet janë përsëri në rritje – me 6% më shumë se dy javë më parë në afërsisht 432,000 raste të reja në ditë, sipas New York Times – dhe koronavirusi vazhdon të rëndojë mbi qeveritë në mbarë botën.
COVID-19 paraqet sfidën më të madhe për vendet që kanë pasur akses të kufizuar në vaksina, një kategori që përfshin një pjesë të konsiderueshme të botës, duke përfshirë pjesën më të madhe të Afrikës dhe pjesë të Lindjes së Mesme. Megjithëse gati gjysma (49.7%) e popullsisë së globit ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19, sipas Our World in Data, e cila mbledh informacione nga qeveritë lokale, këto njerëz jetojnë më së shumti në kombe të pasura.
Vetëm 3.9% e njerëzve që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë deri tani të paktën një dozë vaksine, ndërsa 72% e atyre në vendet me të ardhura të larta kanë marrë një dozë të tillë. Shtatëmbëdhjetë vende, përfshirë Sudanin, Nigerinë dhe Etiopinë, kanë vaksinuar më pak se 3% të popullsisë. 14 vende të tjera, përfshirë Sirinë, Ganën dhe Senegalin, nuk kanë vaskinuar as 10% të popullsisë.
Një numër vendesh kanë përfituar shumë nga vaksinimi i popullatës së tyre në javët e fundit. India (52.9%), Meksika (57.3%) dhe Vietnami (59.1) kanë vaksinuar mbi gjysmën e popullsisë.
Sipas kontinenteve, Amerika e Jugut kryeson botën në përqindjen e qytetarëve të vaksinuar, me 67% që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID. Ky nivel është i ngjashëm me nivelin aktual në SHBA, ku 66.9% e amerikanëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine sipas CDC-së. Përhapja kryesisht për shkak të variantit shumë të transmetueshëm Delta, mbetet e lartë në të gjithë SHBA-në.
Ndërsa një e treta e popullsisë amerikane nuk e ka marrë ende dozën e parë kundër COVID-19, gati 20 milionë individë – 10.3% e amerikanëve plotësisht të vaksinuar – kanë marrë një dozë përforcuese. Më shumë se një e katërta e të moshuarve plotësisht të vaksinuar në SHBA deri tani kanë marrë një vaksinë përforcuese. Në total, 5.9% e popullsisë së SHBA-së ka marrë një dozë përforcuese, krahasuar me 14.5% në Turqi, 30% në Kili dhe 45% në Izrael.
Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi për përdorim urgjent Covaxin, një vaksinë COVID-19 e prodhuar në Indi, për të ndihmuar në përpjekjet globale për vaksinim kundër COVID-19./ Fortune