Ka përmasat e një C Class, por me rrota të para aktive ose me traksion integral. Versioni 45 AMG është një bombë
CLA Shooting Brake përfaqëson modelin e parë station wagon me traksion në rrotat e para, të prodhuar nga “kompania e Yllit”. Në të vërtetë, siç sugjeron edhe emri, i marrë nga tradita britanike e makinave sportive për gjueti, format e saj jamë më shumë prej veture coupé të zgjatur, me katër dyer dhe derë të madhe bagazhi, siç u bë edhe më parë me CLS Shooting Brake. Platforma e përdorur për CLA Shooting Brake është e njëjta e të mirënjohurave A Class, CLA, GLA dhe B Class. Me një gjatësi prej 4,63 metrash dhe një bagazh me kapacitet minima prej 495 litrash, CLA Shooting Brake pozicionohet në mes të segmentit të makinave kompakte dhe atyre mesatare, duke ndërhyrë në një farë mënyre me më të madhen C Class Station Wagon. I çuditshëm fakti se Shooting Brake nuk ka rivalë ndër markat konkurruese, me përjashtim të mundësisë që së shpejti të prezantohet ndonjë Audi A3 Avant apo BMW Seria 2 Touring.
Station wagon me kostum sportiv
Dizajni i Mercedes CLA Shooting Brakekopjon atë të CLS Shooting Brake, me një tavan thuajse horizontal, që zgjatet deri tek dera e bagazhit shumë e pjerrët. Dritaret anësore gjithashtu zbresin në mënyrë të vendosur, gjë që krijon përshtypjen e një modeli coupé. Ndërkohë, e gjithë pjesa e përparme është e padallueshme nga ajo e A Class dhe CLA. Dera e bagazhit ka formë komplekse dhe pragu është disi i lartë, gjë që e ngushton disi hyrjen për në bagazhin e madh, që ka një kapacitet që varion nga 495 deri në 1.354 litra. Kabina është rimarrë nga ajo e A Class, me sedilje sportive në formë guaske, pesë gojëza ajrimi rrethore dhe ekranin klasik të sistemit infotainment në stil tableti.
Diçitura:
E pritur nëpër showroom brenda gjysmës së dytë të vitit 2015,ka njw bagazh qw fillon nga 495 litra. Nga versioni coupé me katër dyer (CLA), Shooting Brake trashëgon edhe njwsitë motorike: benzinë,me fuqi nga 122 deri në 211 kf, diesel nga 109 në 170 kf. Versioni top i gamës 45 AMG arrin 360 kf dhe traksion integralnë seri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.