Gati ligji që synon të tërheqë pensionistët e huaj, nuk përfitojnë të denuarit me mbi 3 vjet heqje lirie

28/01/2020 3:06 PM 1 koment

Shqipëria po përpiqet të tërheë me lehtësi fiskale pensionistët nga vendet e Bashkimit Evropian që të jetojnë në Shqipëri. Me votimin e një akti normative të enjten e 30 janarit 2020 biznesi i turizmit dhe azilit pritet të marrë një zhvillim të ri.

Akti normativ për tatimin mbi të ardhurat sipas relacionit synon përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj dhe shtetasit e huaj me origjinë shqiptare që përfitojnë pension, si kusht lehtësues për vendqëndrim në territorin e Republikës e Shqipërisë.

Efektet e pritshme të aktit normativ janë përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare ose shtetasit e Bashkimit Evropian me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin pension sipas legjislacionit të vendit ku e përfitojnë atë dhe shtetasit e huaj, të cilët kanë përfituar shtetësinë shqiptare me vendqëndrim në Republikën e Shqipërisë.

Zbatimi i aktit normativ pritet të ndikojë në rritjen e lëvizjes së shtetasve të huaj në drejtim të Shqipërisë, forcimin e lidhjeve të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë me vendin e origjinës, rritjen e kërkesës për shërbime në nivel vendor, zhvillim të ofertës për shërbime, kujdes e turizëm.

Të ardhurat që përjashtohen nga tatimi për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare ose shtetasit e Bashkimit Evropian me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin pension sipas legjislacionit të vendit ku e përfitojnë atë; shtetasit e huaj, të cilët kanë përfituar shtetësinë shqiptare me vendqëndrim në Republikën e Shqipërisë. Mënyra e përfitimit për këto kategori përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për të përfituar nga përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat, personat përfitues sipas pikës 1/1, të nenit 8/1, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) Të jenë përfitues të pensionit sipas legjislacionit në fuqi në vendet ku e kanë përfituar atë; b) Të jenë pajisur me leje qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë; c) Të mos kenë qenë ndonjëherë të dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet tjetër për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie; ç) Të kenë marrë përgjigje pozitive nga struktura përgjegjëse administrative për përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale të përfitimit të pensionit. Kërkesa e palëve të interesuara duhet të shoqërohet me dokumentet provuese për parashikimet e shkronjave “a”, “b” e “c”, të kësaj pike, si dhe një kopje të pasaportës së tyre të lëshuar nga shteti ku kanë vendbanimin e përhershëm.

 

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Zemer Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Zemer
Guest
Zemer

O Zot cfare nuk degjojme nga keta deputete injorante qe sdine te bejne ligjet per jete normale per shqiptaret e duan te vdesin pleqte e vendeve te tjera NE Shqiperi. Po ju skeni as doktore as ilace as spitale per te shendoshet pale per pleqte o hajdute. Kush do vije te vdese tek ju. Prindet tone apo dalin dot NE pension SE po vdesin para kohe nga jeta sketerr si do vijne te huajt te japin paret te hajdutet e Shqiperise qe shikojne nga xhepat e skane humanizem per asnje lloj moshe