Gati për ankand paketa e tretë e privatizimit të 60 objekteve, ja lista e plotë

24/02/2016 8:56 AM 0 komente

Ministria e Ekonomisë ka përgatitur paketën e tretë të privatizimit me 60 objekte, të ish ndërmarrjeve shtetërore tashmë në faliment. Objektet shtrihen në të gjithë vendin, por një pjesë e madhe e tyre rreth 13 janë në zonën e Bradasheshit në Elbasan si pjesë e ish fabrikës se seleksionimit të metaleve. Dy listat e mëparshme secila me nga 40 objekte janë paraqitur tashmë në Ministrinë e Financave. Bashkë më objektet ish fabrikave, Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë në shitje 100 për qind të aksioneve të ndërmarrjes shtetërore të Sigurimeve, INSIG.

Ministria e Ekonomisë sqaron se, kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit.

Kërkesa duhet të përmbajë emërtimin e saktë të institucionit që i drejtohet kërkesa. Emërtimin e saktë të objektit dhe vendndodhjen e objektit që kërkon të privatizojë. Të dhëna të tjera në lidhje me këtë objekt ( nëse ka, p.sh. varësinë administrative të tij, funksionin që ka pasur, gjendjen aktuale të objektit, etj.) identitetin dhe adresën e saktë të personit që drejton kërkesën.

Çdo dokument apo të dhënë tjetër të vlerësuar nga kërkuesi bashkëngjitur kërkesës. Nëse kërkuesi është pronar trualli, kërkesa e mësipërme duhet të shoqërohet edhe me:
vendimin përkatës të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, nëpërmjet të cilit personi apo trashëgimtarët kanë të drejtën e parablerjes së objektit përkatës, së bashku me plan vendosjen e tij.
Nëse kërkesa bëhet në institucionin administrues të asetit:
Ky i fundit, sipas vendim marrjes së tij dërgon në MZHETS prononcimin pozitiv për privatizimin e asetit, së bashku me kërkesën përkatëse/ ose i përgjigjet të interesuarit në lidhje me arsyet e mosmiratimit për privatizim të objektit përkatës.

Lista e objekteve për privatizim ne liknun e mëposhtëm

http://www.ekonomia.gov.al/files/userfiles/Paketa_III_privatizime_2016.pdf

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of