Gati Projekti i BE për inovacion Horizon 2021-2027, si mund të përfitojë Shqipëria

08/07/2019 2:00 PM 0 komente

Komisioni Europian po përgatit zbatimin e programit të ardhshëm Horizon Europe, program i njohur i kërkimit dhe inovacionit të BE-së (2021-2027), me një buxhet të propozuar prej 100 miliardë eurosh.

 

Projekti, i cili i drejtohet edhe Shqipërisë, sikurse ai i mëparshmi, do të ndihmojë në formimin e investimeve evropiane të kërkimit dhe investimeve në vitet e ardhshme. 

Kujtojmë se, në vitin 2014, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen me Komisionin Europian për të marrë pjesë në Programin Kuadër për Kërkim – Shkencor e Inovacion Horizon 2020 (2014-2020) që pasoi programin paraardhës FP7. Programi Kuadër i BE për Kërkim – Shkencor e Inovacion Horizon 2020 ka në fokus të veçantë marrëdhëniet e bashkëpunimin mes biznesit e komunitetit kërkimor shkencor.

 

Si pjesë e procesit, Komisioni Europian ka bërë me dije se, ka nisur një konsultim online.

“Tani ju mund të ndani pikëpamjet tuaja me Komisionin Evropian! Çfarë mendoni se janë sfidat më të ngutshme që duhet të trajtojnë hulumtimet dhe novacionet e financuara nga BE-ja? Cilat janë ndikimet më të rëndësishme – shkencore, teknologjike, ekonomike, shoqërore – që duhet të synojnë hulumtimet dhe risitë e financuara nga BE-ja?”- bën me dije KE, duke theksuar se, konsultimi do të mbledhë të dhëna nga e gjithë Evropa, edhe nga Shqipëria.

 

Përgjigjet e marra do të ndihmojnë punën e KE për përgatitjen e një Plani Strategjik për Horizon Europën, i cili pastaj do të udhëheqë programet e punës dhe thirrjet për propozime për katër vitet e para të Evropës Horizonti (2021-2024).

“Procesi i bashkë-dizajnit siguron që Horizonti Europian është i orientuar drejt asaj që ka më shumë rëndësi, përmirëson jetën tonë të përditshme dhe ndihmon që të transformojë sfidat e mëdha shoqërore, si ndryshimi i klimës në mundësitë e inovacionit dhe zgjidhjet për një të ardhme të qëndrueshme. Komisioni fton cilindo që ka interes në prioritetet e ardhshme të kërkimit dhe inovacionit në BE, kudo në botë, për të marrë pjesë në konsultimin, i cili do të mbyllet më 8 shtator 2019.”-thuhet në njoftimin e KE.

Parlamenti dhe Këshilli Evropian arritën një marrëveshje politike mbi Horizon në prill 2019, në bazë të së cilës Komisioni ka filluar të përgatisë zbatimin e programit, duke përfshirë procesin e planifikimit strategjik. Ky proces, i fokusuar në veçanti në shtyllën e dytë të Horizon Europe: “Sfidat globale dhe konkurrueshmëria industriale evropiane“, do të zhvillojë planin e parë ‘Horizon Europe Strategjik (2021-2024)’. Plani do të identifikojë drejtuesit kryesorë të politikave, prioritetet strategjike të strategjisë dhe ndikimet e synuara që do të arrihen, si dhe identifikimin e misioneve dhe Partneriteteve Evropiane. Plani i parë ‘Plani Strategjik i Horizon’ është planifikuar të miratohet nga Komisioni i ardhshëm në fund të vitit 2019, në bazë të marrëveshjes midis Parlamentit Europian dhe Këshillit, mbi buxhetin afatgjatë të BE-së (2021-2027) dhe dispozitave të saj horizontale.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of