Gazheli merr pjesë në konferencën vjetore të Drejtorëve të Përgjithshëm të vendeve europiane në OBD

20/11/2020 6:20 PM 0 komente

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, mori pjesë në konferencën vjetore të Drejtorëve të Përgjithshëm të Administratave Doganore të rajonit të Europës brenda Organizatës Botërore të Doganave që u zhvillua online.

Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së, Kunio Mikuria, informoi për masat e marra deri më tani në drejtim të veprimit praktik në luftën kundër pandemisë Covid 19.

Temat e konferencës ishin rishikimi i Marrëveshjes së Bergenit që përcakton përkufizimin e nën-grupeve brenda rajonit Evropian të OBD-së dhe krijimin e procedurave sipas të cilave administratat anëtare (shërbimet doganore) duhet të përfaqësohen në organe të caktuara të OBD-së.

Pjesëmarrësit, ndër të tjera, diskutuan zgjatjen e mandatit të Grupit të Punës për Matjen e Performancës, krijimi i të cilit u mbështet nga Këshilli i WCO në qershor 2019.

Gjithashtu gjatë kësaj konference u diskutua mbi ngritjen e kapaciteteve rajonale të WCO-së për Rajonin Evropian, si dhe angazhim i shtuar në bashkëpunimin e shërbimeve të inteligjencës rajonale që veprojnë në këto vende.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of