Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli po mer pjesë në aktivitetet e organizuara në javën e CEFTA-s në Bruksel ku po zhvillohet një sërë aktivitetesh me qëllimin kryesor lehtësimin e tregtisë drejt tregut të përbashkët evropian.
Në fjalën e tij, Gazheli u shpreh se samiti BE-Ballkani Perendimor që u zhvillua këtë javë në Tiranë ndër të tjera theksoi edhe liderët e Bashkimit Evropian theksuan progresin e “Green Lane” të tregtisë mes BE dhe vendeve të rajonit dhe bën thirje për zbatimin në të gjitha pikat kufitare me BE duke respektuar legjislacionin evropian.
Sipas Drejtorit të Doganave, në deklaratën e Samitit të Tiranës u vlerësua edhe inisiativa për Blu Lanes që do të lehtësojë tregtinë mes Porteve në detin Adriatik dhe do ndikojë në përmirësimin e kontrollit të kufijve, uljen e kohës së pritjes për pasagjerët dhe mjetet e transportit detar duke dhënë kontribut në zhvillimin ekonomik të rajonit.
Parë në këtë këndvështrim Gazheli vlerësoi se përshpejtimi nga ana e CEFTA/SEDD i zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Doganave Shqiptare dhe Autoriteteteve Italiane të Doganave do të kishte impact pozitiv në shkëmbimin e informacioneve paraprake dhe do të lehtësonte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave që transportohen në rrugë detare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.