Gazheli: Prioriteti ynë, lehtësimi i procedurave doganore për biznesin

19/04/2021 1:21 PM 0 komente

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, mori pjesë në  workshopin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, mbi “Lehtësirat doganore për sipërmarrjen”,  ku shprehu edhe njëherë që prioriteti i institucionit që ai drejton është shërbimi me cilësi e çdo strukture doganore ndaj biznesit.

Gjatë këtij takimi Gazheli i njohu  sipërmarrësit me arritjet e deritanishme të Administratës Doganore, si dhe prezantoi objektivat për 2021, ku theksoi,  shtimin e mundësisë së aplikimeve online në portalin e-albania nga 8 për në 34 autorizime, plotësimin e kushteve për t’ju bashkuar Konventës së Përbashkët të Tranzitit përmes zhvillimit të NCTS, si dhe  krijimin e modulit elektronik të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar.

Ndërsa Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka,  vlerësoi mbështetjen e Doganave, përmirësimin dhe angazhimin e shtuar të strukturave në procesin e import-eksporteve, ku sipas tij, sipërmarrja ndjen një relaksim  në komunikimin e tyre.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of