Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, mori pjesë në workshopin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, mbi “Lehtësirat doganore për sipërmarrjen”, ku shprehu edhe njëherë që prioriteti i institucionit që ai drejton është shërbimi me cilësi e çdo strukture doganore ndaj biznesit.
Gjatë këtij takimi Gazheli i njohu sipërmarrësit me arritjet e deritanishme të Administratës Doganore, si dhe prezantoi objektivat për 2021, ku theksoi, shtimin e mundësisë së aplikimeve online në portalin e-albania nga 8 për në 34 autorizime, plotësimin e kushteve për t’ju bashkuar Konventës së Përbashkët të Tranzitit përmes zhvillimit të NCTS, si dhe krijimin e modulit elektronik të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar.
Ndërsa Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, vlerësoi mbështetjen e Doganave, përmirësimin dhe angazhimin e shtuar të strukturave në procesin e import-eksporteve, ku sipas tij, sipërmarrja ndjen një relaksim në komunikimin e tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.