Oda Ekonomike e Kosovës dha idenë që në 100 vjetorin e pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria të arrijnë marrëveshje për shmangien e tatimeve të dyfishta.
Përveç kësaj, thonë se do të ishte ideale të bëhej zëvendësimi i importit nga vendet e treta me import nga Kosova dhe Shqipëria, kur kjo të ishte e mundur.
Kështu është shprehur kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu në një konferencë për media, ku u fol vetëm për bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen në mes të të dyja vendeve.
Gërxhaliu ka përmendur edhe çështjet, që sipas tyre, duhet të jenë prioritet në definimin e marrëdhënieve më të avancuara ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.