Gëzuar ditëlindjen Wikipedia! Faqja sot feston 20-vjetorin

15/01/2021 8:08 AM 0 komente

Në 20-vjetorin e saj, faqja feston kontributin e vullnetarëve që kanë ndërtuar enciklopedinë online më të famshme në botë

 

Më 15 janar, Wikipedia, enciklopedia online më e madhe në botë, feston 20-vjetorin dhe me këtë rast, ka krijuar një faqe në internet, ku u shfaq përdoruesve, punën e madhe të kryer nga ekipi për të mbajtur të azhurnuar koleksionin e pakufishëm të dijeve.

Në këto 20 vjet, Wikipedia është bërë e disponueshme në më shumë se 300 gjuhë, duke ofruar falas online më shumë se 55 milionë artikuj. Në vitin 2020, arriti rekorde në trafik, që nuk ishin parë kurrë më parë, të lidhura me kërkimin e informacionit të besueshëm mbi pandeminë Covid-19.

“Wikipedia ka evoluar nga një ide, në dukje e pamundur, në një dëshmi të njerëzimit në ndryshim të vazhdueshëm, një vend ku mund të bashkëpunojmë, të ndajmë dhe të mësojmë për çdo gjë” – shpjegoi Katherine Maher, CEO i Fondacionit Wikimedia, një organizatë jofitimprurëse, e cila menaxhon Wikipedia dhe projekte të tjera të ngjashme.
“Është një përpjekje e vullnetarëve në mbarë globin, që mbledhin njohuri dhe bashkëpunimi shkon përtej konfliktit dhe interesit personal” – vijon Maher.

Në faqen e krijuar me rastin e 20-vjetorit të enciklopedisë online, Wikimedia Foundation tregon për projektin kolosal. Që prej 2001, kur enciklopedia u shfaq në web, është mbështetur gjithnjë mbi punën e vullnetarëve të cilët janë përgjegjës për mbajtjen e azhurnuar të zërave dhe verifikimin e vërtetësisë së tyre.
“Modeli i Wikipedia është bazuar gjithnjë në besimin se dija u përket të gjitha qenieve njerëzore”, tha themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales.

Burimi: BBC

Faqja përkujtimore tregon sesi Wikipedia aspiron të pasqyrojë tërësinë e njohurive njerëzore. Për të arritur qëllimin ambicioz, ai duhet të ndjekë një rrugë me shumë pengesa. Sipas vetë bashkëpunëtorëve të enciklopedisë, ende sot ka shumë boshllëqe që duhet të plotësohen. Për shembull, për të përfaqësuar më mirë diversitetin. Nuk është rastësi që Fondacioni Wikimedia mbështet nisma si WikiProject Women in Red (e cila ndërhyn në paragjykimin gjinor në zëra), WikiGap (merret me çështjen e hendekut gjinor) dhe AfroCrowd (e cila punon për një përfaqësim më gjithëpërfshirës të kulturave në histori).

Në fund, për të festuar ditëlindjen, Fondacioni Wikimedia do të mbajë një event virtual për të shfaqur kontributin e komuniteteve vullnetare, i cili do të drejtohet nga Maher e Wales dhe do të nisë festimet me temën 20 Years Human, kushtuar njerëzve që bëjnë të mundur ekzistencën e enciklopedisë: bashkëpunëtorëve të rregullt, donatorëve dhe lexuesve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of