Gjashtë raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, nga 224 testime të kryera. Numri në total i të prekurve shkon në 856 persona, ku 627 tashmë janë shëruar plotësisht, ose mbi 70 për qind prej tyre.
“Rastet pozitive të ditës së sotme i përkasin tre Tiranës dhe tre Krujës. Vetëm 198 persona vazhdojnë të jenë aktivë me Covid-19. Në 24 orët e fundit listës të të shëruarve i janë shtuar edhe shtatë persona”.
Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.
Deri më tani 31 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ku pjesa më e madhe e viktimave i përkasin kryeqytetit.
Për statistikat më të fundit, klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.