Gjashtë raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 197 raste të testuar të dyshuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se 67 për qind e të prekurve janë shëruar tashmë.
“Rastet e reja i përkasin vetëm tre bashkive të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 1 persona që kanë rezultuar positivë, dhe rastet e tjera në Krujë e Kurbin.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, ku 67 për qind e tyre janë shëruar”.
Në 24 orët e fundit Fieri është një tjetër zonë që paraqet rrezikshmëri të ulët. Numri i të shëruarve në total ka shkuar në 531 persona.
Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.
Nga zonat me të infektuarit aktivë, kryeson Kruja, e pasuar nga Tirane e Shkodra.
Aktualisht në vendin tonë janë 233 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.
Në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.