Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri i ka kaluar 1 mijë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë gjashtë raste të reja, përkatësisht katër raste në Tiranë dhe dy në Shkodër.
Kurba epidemiologjike në vend ka qënë e butë dhe e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv janë të shtruar 16 pacientë, ku katër prej tyre janë në terapi intensive.
Që nga fillimi i epidemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa rreth 79 për qind e të prekurve janë shëruar.
Në 24 orët e fundit i janë shtuar listës të të shëruarve edhe gjashtë persona. Numri i personave aktivë me Covid-19 aktualisht është 177, kryesisht në Tiranë, Durrës e Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14, 500 mijë testime molekulare dhe serologjike.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.