Në vitin 2014 rritja ekonomike ishte 0.9%
Ky fakt u bë i ditur nga raporti i fundit “Bruto produkti vendor tremujor TM4 – 2014” përgatitur nga Agjencia Statistikës së Kosovës.
Kjo është rritja më e ulët që është shënuar që nga paslufta në Kosovë. Madje kjo bie ndesh edhe me vlerësimet e institucioneve shtetërore, duke përfshirë edhe Bankën Qendrore të Kosovës, se rritja ekonomike në vitin e ka kaluar ka qenë mbi 2 për qind, shkruan e përditshmja Koha Ditore.
“Me vlerësimin e tremujorit të katërt, sipas metodologjisë, ASK-ja jep një vlerësim paraprak për vitin 2014, i cili mbështetur në shumën e tremujorëve pati një rritje prej 0.9 % krahasuar me vitin 2013”, thuhet në raport.
Ndonëse gjatë vitit 2014 rritja ka qenë më e vogël se 1 për qind, ASK thekson se, në tremujorin e fundit të vitit rritja ka qenë më e theksuar. /Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.