Gjeneva, qyteti me pagën minimale ‘më të lartë në botë’

05/10/2020 10:47 AM 0 komente

Gjeneva, qyteti zviceran do të ketë ketë një pagë minimale prej 23 frangash zvicerane (25 dollarë) për orë, afërsisht  3,772 franga zvicerane (4,100 dollarë) në muaj, duke llogaritur një javë pune me 41 orë.

Gati dy të tretat e kantonit të Gjenevës votuan të dielën në favor të pagës minimale, e cila raportohet të jetë më e larta në botë.

Masa për rritjen e pagës minimale është vendosur të zbatohet këtë muaj, sipas “Groupement transfrontalier europeen”, organizata që përfaqëson punëtorët ndërkufitarë në Francë dhe Zvicër.

Kjo masë është refuzuar dy herë nga votuesit, në vitin 2011 dhe në vitin 2014.

Pandemia e koronavirusit ka theksuar më tej problemin e varfërisë së Gjenevës, me mijëra njerëz në radhë për ushqim.

Gjeneva njihet si një nga qytetet më të shtrenjta në botë dhe renditet e nënta në studimin e kostos globale të jetesës për vitin 2020.

Paga e re minimale e Gjenevës është më shumë se trefish se ajo në Shtetet e Bashkuara, me 7,25 dollarë në orë dhe më shumë se dyfishi i normës më të lartë bazë për orë në Mbretërinë e Bashkuar prej 8,72 paund (11,20 dollarë)./CNBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of