Midis Europës dhe Azisë, Gjeorgjia është destiancioni ideal për të pushuar edhe gjatë një fundjave të vetme. Aty ju do të keni mundësinë të shijoni gastronominë e këtij shteti e cila është shumë karakteristike. Të vizitoni peisazhe marramendëse dhe të endeni në muzetë e shumtë të cilët do ju çojnë në periudha të ndryshme historike dhe kulturore.
Duke qenë se ajo ndodhet ndërmjet në zemër të Kaukazit, ndërmjet Europës dhe Azisë, ajo është destinacioni ideal për të gjitha stinët: në dimër është një prej destinacioneve më të preferuara nga një numër i lartë vizitorësh që adhurojnë skijimin dhe në verë ajo ofron destinacionet ideale për të gjithë ata që prejferojnë detin.
Për turistët italianë, udhëtimi në këtë shtet, ka rezultuar të jetë një prej destinacioneve më preferuara sepse mikëpritja e gjeorgjianëve të sjell shumë ndërmend edhe mikëpritjen e zonës qendore dhe jugore të Italisë. Ata janë gjithashtu një popull shumë i shoqërueshëm, me të cilët mund të hysh shumë lehtë në bisedë dhe për më tepër, pjesa më e madhe e të rinjve, por jo vetëm, janë anglisht folës shumë të mirë, prandaj komunikimi në këtë shtet nuk do të jetë aspak problem.
Tblisi, Kryeqyteti mbresëlënës
Dy deri në tre ditë mund të jenë të mjaftueshme për t’u dashuruar që me shikim të parë me Tblisin, Kryeqytetin gjeorgjian në zemër të Kaukazit.
Turin tuaj në këtë qytet, nuk mund ta filloni më mirë se nga qendra e qytetit antik, ose siç njihet ndryshe edhe si qendra historike e Tblisit.
Pikërisht këtu ju mund të admironi nga afër bukuritë e këtij shteti, ku midis pallateve dhe ndërtesave antike, kishave dhe xhamive, pishinave të famshme termale, pazarit ku mbizotëron aroma orientale, ndërtimet nga ato më tradiconalet e deri tek ato më modernet, ku mund të përmendim edhe “Urën e Paqes”, e projektuar nga italiani Michele de Lucchi dhe e përuruar në vitin 2010, e ndërtuar me xham dhe çelik për të mundësuar lehtësisht pamjen ndaj lumit Mtkvari që kalon aty.
Disa destinacione të tjera të cilat duhet t’i vizitoni me patjetër janë edhe Galeria e Arteve, Parlamenti dhe sheshi i Lirisë.
Një prej hoteleve më të mirë në cilin mund të pushoni është hoteli Radisson Blu Iveria, i cili ndodhet në qendër të qytetit. Kjo kullë gjigande prej xhami ofron një pamje marrmendëse të maleve rreth e qark, të lumit Mtkvari dhe të Sheshit të famshëm Rustaveli.
Tsinandali, zemra e rajonit të verës
Ditën e dytë të pushimeve tuaj mund ta planifikoni ta kaloni në qytetin e Tsinandalit, që ndodhet 80 kilometra në lindje të Kryeqytetit. Ky qtyet konsiderohet si zemra e rajonit të verës, që në Gjeorgji prodhohet prej vitesh dhe që do të shndërrohet në një prej konkurrentëve më të mëdhenj të kësaj industrie në të gjithë botën.