Gjermanet të shqetësuar nga turistët zvicerianë; Jo më TVSH për blerje nën 50 euro

23/02/2016 10:35 AM 0 komente

Pritet që në të ardhmen zviceranët për blerjet nën 50 euro nuk mund ta kërkojnë TVSH-në sikundër kanë vendosur autoritetet gjermane në Baden-Ëürttemberg .

Turistët zvicerianë kontribuojnë fuqishëm në ekonominë gjërmane por pavarësisht këtij fitimi të madh, gjermanët shqetësohen për efektet negative të shopingut nga ana e tyre.

Kudo nëpër Gjermani ka zviecerianë pa fund që blejnë por tashmë vetëm ata që shpenzojnë më shumë se 50 euro për blerjen kanë të drejtë të marrin kuponin për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Kjo kërkesë vjen sërish me ngulm nga Baden-Ëürttemberg ndërsa një vit më pare u hodh poshtë nga Qeveria në Berlin.

Sipas një studimi në Lorrach shumë qytetarë kërkojnë të zvogëlojnë shopingun e turistëve edhe pse konsumatorët nga Zvicra janë shumë të rëndësishëm për biznesin ndërsa llogaritet se çdo i dyti klient vjen nga Zvicra. Sërish tregtarët shqetësohen për humbjet e të ardhurave.

Në Baden-Ëürttemberg ka aktualisht 168 doganierë të punësuar për vulosje të faturave të gjelbra dhe nga të dhënat e Ministrit Federal, Peter Friedrich, i cili inicioi pragun, është llogaritur më parë se gjysma e listës së TVSH-së ka të bëjë me blerjet nën 50 euro që do të thotë se ky prag do të lehtësojë zyrtarët doganorë.

Në Lörrach, Ëeil am Rhein dhe Konstanz tashmë pritet me padurim që Këshilli Federal të dëgjojë ankesat nga Baden-Ëürttembergu.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of