Gjermani/ Ministri i Financave pret që borxhi publik të arrijë kulmin në 80% të PBB-së

21/09/2020 12:06 PM 0 komente

Ministri i Financave Olaf Scholz deklaroi sot se ai pret qe borxhi pubik në Gjermani të arrijë rreth 80 për qind të prodhimit të brendshëm bruto deri në fund të krizës së koronavirusit, nivelin që arriti në fund të krizës globale financiare.

Parashikimet e ministrisë së financave aktualisht parashikojnë që borxhi publik do të arrijë 75% të PBB-së deri në fund të vitit 2021.

“Ne ndoshta do ta shohim borxhin publik të rritet në nivelin e rritjes që pamë herën e kaluar, që llogaritet rreth 80%, deri në përfundim të kësaj situate”, deklaroi ministri në një konferencë mbi biznesin në Gjermaninë lindore./Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of