Gjermani, nisin sot grevat për pagat

31/01/2018 9:11 AM 0 komente

Punëtorët e gjigandëve gjermanë industrial nga Siemens AG në Daimler AG janë duke përshkallëzuar sjelljen e tyre protestuese, sai përket kërkesave që janë për pagat. Sot bëjnë me dije mediat vendase se do të nisin grevën 24 orëshe, e cila nuk dihet në do të shtyhet më tej.

Negociatat e pagave me sindikatën IG Metall, që përfaqëson rreth 3.9 milion punonjës kulmuan me 16 orë bisedime të tensionuara dhe përfundimisht të papërfunduara fundjavën e kaluar, raporton Bloomberg.

Punëtorët nga Gjermania do të jenë të parët që do të mbajnë të mërkurën grevën, si një përpjekje për të arritur qëllimet.

Këto greva paralajmëruese me ndërprerje të një dite të plotë pune do të kenë ndikim dhe kosto mbi prodhimin.

“Kjo do të shkaktojë dëme të mëdha,” tha Oliver Zander, drejtori i përgjithshëm i grupit të punëdhënësve Gesamtmetall.
Në formë kundërpërgjigje, Federata e Punëdhënësve Nordmetall vendosi të mbledhë ditën e mërkurë federatat e saj për të vendosur mbi mundësinë e një ankese në gjykatë ndaj veprimeve të sindikatës, një kërcënim i bërë edhe më parë.

IG Metall ka kërkuar 6 për qind më shumë pagë për 12 muaj për punëtorët e metaleve dhe sektorët e inxhinierisë elektrike, si dhe pagat e subvencionuara për ata që ulin orët e tyre për t’u kujdesur për fëmijët ose anëtarët e më të mëdhenj të familjes.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of