Gjermania ka hyrë në një bllokim të vështirë, duke mbyllur shkollat dhe bizneset jo- jetike në një përpjekje për të frenuar rritjen e mprehtë të rasteve të reja me koronavirus.
Masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar. Për Krishtlindje do të ketë një lehtësim të lehtë, ku një familje mund të prese deri në katër miq të ngushtë.
Në raportimin e fundit vendi ka regjistruar shifrën më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë. 952 viktima dhe 27,728 të infektuar.
“Numri i rasteve është më i lartë dhe vazhdon të rritet. Ekziston rreziku që situata të përkeqësohet dhe do të bëhet gjithnjë e më e vështirë të trajtohet pandemia dhe pasojat e saj,” tha Lothar Wieler, kreu i Institutit gjerman Robert Koch.
Sipas masave të reja të Gjermanisë, vetëm bizneset thelbësore të tilla si supermarketet dhe bankat do të lejohen të qëndrojnë të hapura. Restorantet, baret dhe qendrat argëtuese janë mbyllur që nga nëntori.
Sallonet e bukurisë janë ndër bizneset që duhet të mbyllen, ndërsa pirja e alkoolit në vende publike, të tilla si tryezat e njohura për verën e nxehtë janë të ndaluara.
Si është situata në Europë?
Vendet e tjera europiane kanë shtrënguar kufizimet përpara Krishtlindjeve.
Franca ka zëvendësuar bllokimin e dytë të saj kombëtar me një shtetrrethim nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit. Njerëzit nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia pa një formular autorizimi. Natën e Krishtlindjes do të përjashtohet, por rregulli do të qëndrojë në fuqi deri në prag të Vitit të Ri. Baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri 20 janar. 790 humbje jetë u raportuan të martën në Francë.
Holanda aktualisht është nën një bllokim pesë-javor, niveli më i rreptë i masave të njoftuara në vend që nga fillimi i pandemisë. Dyqanet jo-jetike, kinematë, parukierët, palestrat dhe shkollat janë mbyllur të gjitha. Njerëzve gjithashtu u është thënë të përmbajnë udhëtimet jashtë vendit deri në mes të marsit.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Londra hyri sot në nivelin më të lartë të rregullave anti-covid. Pub-et dhe restorantet duhet të mbyllen, me përjashtim të shërbimit “delivery”. Të mbyllura dot ë qëndrojnë edhe teatrot, kinematë, vendet argëtuese.
Ndërkohë, numri i përditshëm i vdekjeve në Itali është ende afër numrit 500 dhe qeveria po konsideron një shtrëngim të mëtejshëm të masave gjatë Krishtlindjeve. Në vend pritet një bllokim i ri që mund të vendoset midis natës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri./BBC