Në mënyrë që të mos paguajnë për paratë që kanë depozituar në bankë, kompani të ndryshme kanë kërkuar zgjidhje të ndryshme. Dhe një përqindje jo e ulët, por e konsiderueshme prej 11% ka vendosur të rrisë investimet.
Sipas një hetimi të fundit të kryer në Gjermani, rreth një e pesta (18.9 %) e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë detyruar të paguajnë një taksë për paratë e depozituara në banka. Pas vënies përballë këtij kushti, rreth 48% të këtyre ndërmarrjeve kanë kërkuar përmirësim kushtesh, rreth 36% kanë kërkuar që të ndryshojnë bankë dhe vetëm 11% e tyre kanë vendosur të rrisin investimet që do të bëjnë.
Ajo që u mor me këtë çështje hetimore ishte Christina Hainz, e cila shprehet se reagimi i këtyre ndërmarrjeve për të investuar ishte më i madh në krahasim me pritshmëritë.
Një gjë e tillë do të thotë gjithashtu se Mario Draghi i BQE-së e arriti qëllimin e tij, të bëjë të mundur që paratë të qarkullojnë sërish duke e lejuar ekonominë që të marrë frymë lirisht në krahasim me situatën e mëparshme ku likuiditeti kalonte sa nga një bankë në një bankë tjetër.