Ministrja gjermane e Arsimit dhe Kërkimit nuk pret që një vaksinë e koronavirusit të jetë e disponueshme gjerësisht para mesit të vitit 2021.
Deklarata e Anja Maria-Antonia Karliczek erdhi pasi ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se rreth 55-65 për qind e qytetarëve do të duhet të vaksinohen pasi të jetë gjetur trajtimi.
Spahn tha se donte të dinte më shumë rreth vaksinës ruse, e cila është aprovuar nga Moska para testimeve të fazës 3.
“Ne do të dëshironim të dinim më shumë, sepse nuk ka transparencë të mjaftueshme,” tha Spahn, duke shtuar se ai ishte i shqetësuar për shpejtësinë me të cilën ishte miratuar.
“Nuk ka të bëjë me të qenit i pari”.
Spahn gjithashtu tha se ishte i sigurt se kishte një gatishmëri në popullatë gjermane për t’u testuar dhe se Gjermania kishte informacion të mjaftueshëm për Covid-19 për të shmangur një bllokim të dytë.
“Ne nuk kemi të njëjtën situatë si në Mars, sepse dimë më shumë”.
Ministria e Arsimit dhe Kërkimit do të vë në dispozicion për kompanitë e bioteknologjisë Curevac dhe BioNTech një fond për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit. Curevac do të marrë 252 milionë euro, ndërsa BioNTech do të marrë 375 milionë euro./CNN