Ministria e brendshme gjermane dhe ministria e jashtme çeke kanë publikuar një listë të vendeve jashtë Bashkimit Europian, qytetarëve të të cilëve do t’u lejohet hyrja.
Grupi i vendeve për Gjermaninë është: Australia, Gjeorgjia, Japonia, Kanadaja, Mali i Zi, Zelanda e Re, Korea e jugut, Tajlanda, Tunizi, Uruguai dhe Kinë.
Ndërkohë, Republika Çeke publikoi gjithashtu listën e saj të udhëtimeve, e cila është në tetë vende:
Australi, Kanada, Japoni, Mali i Zi, Zelanda e Re, Serbia, Korea e jugut dhe Tajlandë.
Bashkimi Europian ra dakord për një serë rekomandimesh që lejojnë udhëtarët nga jashtë bllokut të vizitojnë vendet e BE-së, disa muaj pasi ajo mbylli kufijtë e saj të jashtëm si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.
Lista e vendeve të përfshira në rekomandimet e BE-së përfshin: Algjerinë, Australinë, Kanadanë, Gjeorgjinë, Japoninë, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji.
Kriteret kërkojnë që rastet e konfirmuara të Covid në vendet në listë të jenë të ngjashme ose më poshtë se ato të BE-së për 100 mijë banorë gjatë 14 ditëve të mëparshme (duke filluar nga 15 qershor).
Vendet gjithashtu duhet të kenë një trend të qëndrueshëm ose në rënie të rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme, “ndërsa BE do të marrë në konsideratë se çfarë masash po ndërmarrin vendet, siç janë gjurmimi i kontaktit dhe sesa të besueshme janë të dhënat e secilit shtet”.
SHBA ka jo vetëm numrin më të madh të infeksioneve të raportuara në botë, por edhe numrin më të madh të vdekjeve, sipas të dhënave më të fundit nga Universiteti Johns Hopkins.
Shkalla e infeksionit në Shtetet e Bashkuara do të duhet të bjerë në mënyrë dramatike që amerikanëve t’iu lejohet hyrja në vendet e BE-së./CNN