Gjermania do të bëjë testin e Covid-19 të detyrueshëm për udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikut

28/07/2020 2:05 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Gjermania do të bëjë të detyrueshëm testin e koronavirusit për udhëtarët që kthehen nga zonat e rrezikut, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, pasi është shtuar frika se udhëtimet gjatë sezonit veror mund të shkaktojnë rritje të infeksioneve.

Spahn tha se ai do të “urdhërojë testimin e detyrueshëm për udhëtarët që kthehen nga zonat e rrezikut” në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit në Gjermani.

“Kjo do të shërbente për të mbrojtur të gjithë qytetarët. Ne duhet të parandalojmë që personat që kthehen nga udhëtimi të infektojnë të tjerët pa u vënë re dhe kështu, të shkaktojnë vatra të reja infeksioni”.

Testet do të jenë falas për udhëtarët.

Instituti i Shëndetit Publik në Gjermani (RKI) aktualisht konsideron rreth 130 shtete në mbarë botën si “vende me rrezik”, me BE-në dhe fqinjët e zonës Shengen në mesin e përjashtuarve.

“Vende me rrezik” konsiderohen ato rajone apo shtete të cilat kanë regjistruar më shumë se 50 të infektuar për 100 mijë banorë gjatë shtatë ditëve të fundit.

Sipas propozimeve, detyrimi i testimit bazohet në një rregull sipas Ligjit për “Mbrojtjen nga Infeksioni”, i cili i referohet një “situate epidemike me rëndësi kombëtare”, të cilën Bundestag e kishte përcaktuar për koronavirusin. Kjo do të thotë që Ministria Federale mund të detyrojë udhëtarët që hyjnë në Gjermani t’i nënshtrohen testimit. Rregullorja përkatëse pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

Deri më tani, në Gjermani janë raportuar 200 mijë raste me koronavirus dhe mbi 9 mijë vdekje, sipas Institutit Robert Koch për kontrollin e sëmundjes./The Local

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of