Gjermania e Zvicra dërgon më së shumti para në Kosovë, sivjet remitancat shënuan rritje

30/12/2019 11:38 AM 0 komente

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitancat vazhdojnë të jenë njëra ndër shtyllat kryesore të të hyrave për Kosovën. Gjatë këtij viti dërgesat për në Kosovë janë rritur për 6.3 për qind.

Remitancat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas BQK-së, shënuan vlerën prej 553.3 milionë euro deri në gusht 2019, apo 6.3 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.

Në raportin e fundit të BQK-së thuhet se remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, prej nga dërgohen 41.3 përkatësisht 19.8 për qind e gjithsej remitencave.

“Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-ja, perkatësisht 7.1 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 199.2 milionë euro duke shënuar rritje prej 22.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018”.

Në kuadër të strukturës së IHD-ve, sipas BQK-së, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 161.0 milionë euro dhe shënoj rritje prej 2.1 për qind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 38.2 milionë euro (4.4 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018).

Kurse, njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se edhe në vitin 2019 diaspora e Kosovës dha kontributin e vet në shumë dimensione në veçanti në aspektin ekonomiko-social.

“Rritja ekonomike për vitin 2019 është e mbështetur vetëm në një indikator dhe ajo është rritja e konsumit që është kontribut direkt i remitencave nga diaspora të cilaz në këtë vit kanë shënuar rritje për 6 për qind”, tha ai.

Sipas tij është obligim moral i institucioneve tona të bëjnë më tepër që remitencat të hyjnë në zhvillim ekonomik të Kosovës dhe të hapen vende të reja ë punës, përmirësim të bilancit të pagesave dhe transfer të njohurive të tyre të fituara në vende të jashtme që do të jenë në funksion të qëndrueshmërisë dhe ardhmërisë dhe Kosovës.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of