Gjermania ka forcuar masat kufizuese sot, duke zgjatur mbylljen e shkollave dhe kufijtë e udhëtimit. Këto masa do të zgjasin të paktën deri më 31 janar.
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të diskutojë zgjatjen e masave për 1 shkurtin e më tej me udhëheqësit e shtetit federal në 25 janar.
Merkel tha se Gjermania po hyn në fazën më të vështirë të pandemisë në javët e ardhshme.
Kufizimet e reja përfshijnë: Banorët mund të kenë vetëm një vizitor në shtëpi në të njëjtën kohë; ata që jetojnë në rajone me incidencë të lartë janë të kufizuar në një rreze qarkullimi prej nëntë miljesh rreth shtëpive të tyre. Do të qëndrojnë të hapura vetëm dyqanet ushqimore dhe ato të barnave.
Udhëtarët që hyjnë në Gjermani nga zonat me rrezik të lartë duhet të regjistrohen pas mbërritjes, të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë dhe të testohen për virusin.
Gjermania ka shënuar një rekord infeksionesh gjatë dimrit.
Në raportimin e fundit, ajo regjistroi 16,946 infeksione të reja dhe 465 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në më shumë se 40 mijë./CNN