Ministri i financave të Gjermanisë kundërshtoi cdo plan stimulues fiskal nga Grupi i 20, zyrtarët e lartë ekonomik të së cilëve pritet të mblidhen sot, dhe në vend të kësaj kërkoi të përqëndrohet në reformat strukturore për të forcuar normat kombëtare të rritjes.
Ëolfgang Schaeuble, gjatë fjalimit të mbajtur pak orë përpara takimit me homologët e tij nga tregjet e zhvilluara dhe në zhvillim të G-20, tha gjithashtu se hapësira për politikën monetare është ezuaruar. Ai paralajmëroi se përdorimi i borxhit për të financuar rritjen thjesht e shtyn ekonominë drejt ‘kadencës’.
Qëndrimi i Schaeuble e pozicionon atë potencialisht në konflikt me anëtarët e tjerë të G-20. Sekretari i Thesarit Jacob Leë J. tha në një intervistë para se të nisej në Shangai se SHBA kërkon një angazhim më serioz nga vendet e tjera të G-20s për të përdorur politikën monetare, masat fiskale dhe reformat strukturore në nxitje të kërkesës. Shefi i financave të Kinës tha se për sa i përket vendit të tij ai do e zgjerojë deficitin fiskal.
Ministri gjerman i Financave tha se rënia e çmimeve të naftës ka ofruar tashmë një stimul ‘të madh’ për kërkesën. Ai tha gjithashtu se politikat ekspansive fiskale mund të përgatisin terrenin për një krizë të ardhshme.