Gjermania ndihmon Kosovën me 72 milionë euro

09/12/2020 11:18 AM 0 komente

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Gjermanisë nënshkruan marrëveshje kornizë të bashkëpunimit ekonomik. Falë kësaj marrëveshje, Gjermania e jep Kosovës 72.1 milionë euro, prej të cilave 34 milionë euro janë grant, kurse 2.8 milionë euro do të përdoren si ndihmë për anëtarësim në BE.

 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, nënshkruan marrëveshje kornizë të bashkëpunimit ekonomik.

Bajrami, në fjalën e saj, tha se marrëveshja përfshin një ndihmë të Gjermanisë për Kosovën në vlerë 72 milionë euro për periudhën 2020-2021.

“34 milionë janë grante për projekte të ndryshme që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, si ndërtimi i kolektorëve për trajtim të ujërave të zeza në Prishtinë, trajtimi i mbeturinave në Prishtinë dhe komuna tjera, mbështetja për arsimin profesional, mbështetja për stabilizim të tregut të punës dhe mbështetje për procesin në anëtarësim në BE”, ka thënë Bajrami.

Ajo nënvizoi se ndihma e Gjermanisë për Kosovën nga paslufta është 730 milionë euro. Lidhur me marrëveshjen e nënshkruar, Ambasadori Rohde, ka thënë se ata do të vazhdojnë të jenë partner i Kosovës.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje të re prej 72 milionë eurosh, që thekson përkushtimin tonë afatgjatë për Kosovën për këto 22 vjet. Bashkëpunimi do të vazhdojë. Do të vazhdojmë të jemi investitorët më të mëdhenj në Kosovë”.

Ai u shpreh se Gjermania do të vazhdojë të jetë partnere e Kosovës. “Kemi më së shumti komunitet të diasporës që vinë nga Kosova. Jemi partner të besueshëm dhe sektorët që u përmendën janë energjia dhe infrastruktura. Jemi duke qëndruar këtu dhe do të vazhdojmë të jemi partnerët tuaj”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of