Ekonomia gjermane, motorri i ekonomisë në Evropë, ka vazhduar progresin e saj me një ritëm të ulët prej 0,3% në tremujorin e katërt të vitit 2015 sikundër është njoftuar nga Zyra Federale e Statistikave gjermane.
Përgjatë gjithë vitit 2015 rritja ekonomike gjermane, që ishte 1,7%, është mbështetur tre muajt e fundit të vitit nga konsumi i brendshëm (0,2%), shpenzimet shtetërore (1%) si dhe rritja e investimeve (2,4%). Ndryshe, tregtia e jashtme ka frenuar rritjen, pasi eksportet kanë rënë me 1,7% në raport me tremujorin e tretë dhe importet janë zvogëluar, por në një nivel më të ulët gjithsesi.
Si përfundim llogaritet se Gjermania është përballur me një rritje 0,4% në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2015 dhe 0,3% në tremujorin e tretë dhe të katërt.
Tashmë vëmendja është foksuuar në vitin 2016 si dhe mbi aftësitë e ekonomisë gjermane për ti bërë ballë trazirave ekonomike botërore.
Qeveria gjermane aktualsiht parashikon sërish një rritje me 1,7% në vitin 2016.